Showbiz

Shpat Kasapin do ta shohim në "BBVA 5"?

Shpat Kasapin do ta shohim në "BBVA 5"?

Kur menduam që Shpati s’mund të na surprizonte më (pas lajmit të divorcit, mohimit e konfirmimit të tij, sherrit në dasmë), le të themi që u befasuam sërish! Shpat Kasapi mund të jetë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Sipas burimeve të sigurta të “Prive”, negociatat e produksionit me Shpatin janë mbyllur dhe ai do të jetë banor dhe garues për çmimin e madh.

Rikujtojmë se Shpati është në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes me ish-bashkëshorten, Selvije Jao, e cila meqë ra fjala, kur u pyet nga ndjekësit nëse do të ishte në "BBVA 5", ajo u shpreh shkurt e qartë se nuk do të dalë as nëpër intervista, e jo më në "Big Brother".