Showbiz

Si rrallëherë 'Opinion' s'u transmetua: Blendi Fevziu sqaron situatën pas spekulimeve

Si rrallëherë 'Opinion' s'u transmetua: Blendi Fevziu
Foto: Blendi Fevziu

"Opinion" në RTV Klan, si rrallëherë nuk doli dje në transmetim të drejtpërdrejtë dhe kjo bëri shumë njerëz të spekulojnë arsye të ndryshme për këtë vendim, sipas Blendi Fevziut. Gazetari sqaroi se arsyeja kishte të bënte me transmetimin e Topit të Artë, i cili ishte parashikuar se do të zgjaste aq sa do të zinte dhe kohën televizive të "Opinion", gjë që nuk ndodhi:

"Ka qenë një gabim i televizionit Klan i cili duhet të kishte sqaruar që në mëngjes dje se emisioni 'Opinion', si në raste shumë shumë të rralla, nuk do të transmetohej, për t'i hapur rrugë 'Topit të Artë', spektaklit i cili pritej të ishte pak më i gjatë. Klani nuk e ka bërë këtë."

Më tej, Fevziu tregoi se i kanë ardhur një sërë mesazhesh nga njerëz që kanë menduar se mungesa e emisionit qe për të tjera arsye, të cilat ai i përmendi:

"Sot në mëngjes jam zgjuar me shumë mesazhe, me teori konspirative, me pyetje, madje dhe disa statuse në Facebook që thonë 'emisioni ka qenë i regjistruar dhe nuk është lejuar të transmetohet sepse ka pasur çështjen Balluku apo ka pasur një video shumë sekrete të Ballukur me gjyqtarët e Gjykatës kushtetuese'. Nuk është e vërtetë."

Në fund, ai theksoi se ishte vendimi i tij të mos e nisnin emisionin përtej orarit zyrtar ndonëse Topi i Artë përfundoi më herët nga sa ishte parashikuar:

"Topi i Artë nuk dihej kur do mbaronte, mund të kalonte orën 22:00 dhe unë nuk pranova që të hyj në emision me vonesë. Emisioni nuk është regjistruar, nuk është bërë fare gati, sepse zakonisht emisionet janë 99% live. Për këtë arsye, sot kam anuluar udhëtimin dhe do të jem në studio për të bërë të njëjtin emision që kisha planifikuar dje, me të njëjtët persona. Ishte thjesht një keqpërllogaritje e kohës dhe një banalitet shqiptar dhe pa dyshim që televizioni Klan duhet ta kishte njoftuar."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

As is rare, 'Opinion' was not broadcast: Blendi Fevziu clarifies the situation after speculation

Si rrallëherë 'Opinion' s'u transmetua: Blendi Fevziu
Photo: Blendi Fevziu

"Opinion" on RTV Klan, as is rare, did not go live yesterday, and this led many people to speculate on various reasons for this decision, according to Blendi Fevziu. The journalist explained that the reason had to do with the broadcast of the Golden Ball, which was predicted to last as long as it would take up "Opinion's" television time, which did not happen:

"It was a mistake by Klan television, which should have clarified yesterday morning that the 'Opinion' show, as in very, very rare cases, would not be broadcast, to make way for the 'Golden Ball', the spectacle which was expected to be a little longer. Klan did not do this."

Further, Fevziu indicated that he had received a number of messages from people who thought that the lack of the show was for other reasons, which he mentioned:

"This morning I woke up to many messages, conspiracy theories, questions, and even some Facebook statuses saying 'the show was recorded and was not allowed to be broadcast because there was the Balluku case or there was a very secret video of Balluku with the judges of the Constitutional Court'. It's not true."

In the end, he emphasized that it was his decision not to start the show beyond the official schedule even though the Golden Ball ended earlier than expected:

"The Golden Ball was not known when it would end, it could have been past 10:00 PM and I did not agree to enter the show late. The show was not recorded, it was not prepared at all, because usually the shows are 99% live . For this reason, today I have canceled the trip and will be in the studio to do the same show that I had planned yesterday, with the same people. It was simply a miscalculation of time and an Albanian banality and without a doubt, Klan television should have announced it."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)