Showbiz

Zbulohet dhe prezantuesi tjetër i "Festivalit të Këngës 64"!

Zbulohet dhe prezantuesi tjetër i "Festivalit të Këngës
Foto: Arilena Ara/ Instagram/ FiK 64

Vetëm pak ditë pasi u konfirmua se Arilena Ara do të jetë këtë vit prezantuese e "Festivalit të Këngës 64", është zbuluar dhe personi që do të moderojë krah saj, i cili gjithashtu është përfolur shumë se do të ishte prezantuesi i këtij viti. 

Në disa foto ekskluzive të publikuara nga Kryefjala, ku duken përgatitjet paraprake për Festivalin, në foton e fundit shihen dhe Arilena Ara me Salsano Rrapon, duke konfirmuar kështu fjalët dhe lajmin se dyshja do të prezantojnë për 4 net rresht Festivalin në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Ndërkohë, lajmin se do të jetë prezantuese këtë vit e konfirmoi vetë Arilena Ara duke ripostuar një artikull nga popart.al.

Zbulohet dhe prezantuesi tjetër i "Festivalit të Këngës

Gjithashtu, nga 28 këngët konkurruese të këtij edicioni ju mund të votoni të preferuarën tuaj në sondazhin e Anabel.

Festivali i 64-t i Këngës në RTSH do të zhvillohet më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor.