Relationships

Si ta mbani gjallë dashurinë kur partneri juaj po “mbytet” në punë

Si ta mbani gjallë dashurinë kur partneri juaj po “mbytet”
@voguemagazine

Të gjithë jemi gjendur në këtë situatë: duke parë partnerin tonë të “mbytet”në punë, pa ditur si ta ndihmojmë. Ose, ndoshta jemi vetë ne ata që ndihemi të mbingarkuar nga puna dhe vëmë re se kjo po ndikon në marrëdhënien tonë, por ndihemi të pafuqishëm për ta ndryshuar.

“Lodhja e tepërt nuk është vetëm një barrë personale, ajo është edhe një provë për vetë marrëdhënien. Nëse nuk trajtohet në kohë, distanca emocionale mund të kthehet në një boshllëk të pakthyeshëm”, shkruan gazetarja Nell Frizzell në një artikull për The Guardian.

Sipas Sue Armstrong, drejtoreshë klinike e organizatës Relate, qendra më e madhe e këshillimit për marrëdhëniet në Mbretërinë e Bashkuar, shumë punonjës sot janë nën presion nga kërkesa të paarsyeshme në vendin e punës. Ka raste kur puna duhet të vihet përkohësisht në plan të parë, si për shembull kur përgatitemi për një kualifikim profesional apo përmbyllim një projekt të rëndësishëm. Por nëse kjo bëhet rregull dhe jo përjashtim, marrëdhënia fillon të dobësohet.

Kur puna zë gjithë hapësirën dhe partneri largohet nga jeta e përbashkët e përditshme, kjo është një shenjë që duhet të ulemi dhe të flasim hapur e me ndershmëri për gjendjen e marrëdhënies.

Çfarë do të thotë mbështetje e vërtetë?

Armstrong thekson se një nga mënyrat më të fuqishme për të mbështetur partnerin është ta dëgjojmë me vëmendje, pa e gjykuar dhe pa nxituar të japim zgjidhje. Jo gjithmonë është e nevojshme të bëjmë diçka konkrete; shpesh mjafton mirëkuptimi, prania, një përqafim apo një bisedë e qetë dhe e ngrohtë.

Të tregojmë interes të sinqertë për punën e partnerit, edhe nëse nuk e kuptojmë plotësisht atë që bën, është një formë dashurie. Pyetje të vogla si “Si shkoi ai takim i vështirë?” mund të kenë shumë më tepër rëndësi sesa e mendojmë.

Si të qëndrojmë pranë partnerit 

Nëse nuk dimë si ta ndihmojmë, mund ta pyesim drejtpërdrejt:

“A do që të të dëgjoj apo të ndihmoj me diçka konkrete?”

“A dëshiron që sot të kujdesem unë për fëmijët?”

“A do doje të bënim një pushim të shkurtër, vetëm për ne të dy?”

Dashuria nuk shprehet gjithmonë me fjalë të mëdha, por me gjeste të vogla kujdesi.

Është njerëzore të ndihemi të shqetësuar kur e shohim partnerin tonë të mërzitet nga stresi; ndonjëherë mund të reagojmë me nervozizëm, xhelozi apo frikë. Por këto reagime shpesh e përkeqësojnë situatën. Pranimi, fleksibiliteti dhe komunikimi i qetë janë çelësat për të mbajtur marrëdhënien të shëndetshme edhe në periudha të vështira.

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

How to keep love alive when your partner is drowning in work

Si ta mbani gjallë dashurinë kur partneri juaj po “mbytet”
@voguemagazine

We've all been in this situation: watching our partner drown in work, not knowing how to help. Or, maybe we're the ones feeling overwhelmed by work ourselves and noticing that it's affecting our relationship, but feeling powerless to change it.

"Excessive fatigue is not only a personal burden, it is also a test for the relationship itself. If not addressed in time, emotional distance can turn into an irreversible void," writes journalist Nell Frizzell in an article for The Guardian.

According to Sue Armstrong, clinical director of Relate , the UK’s largest relationship counselling service, many employees today are under pressure from unreasonable demands in the workplace. There are times when work needs to take a back seat temporarily, such as when preparing for a professional qualification or completing an important project. But if this becomes the rule rather than the exception, relationships start to weaken.

When work takes up all the space and your partner withdraws from your daily life together, this is a sign that you need to sit down and talk openly and honestly about the state of your relationship.

What does real support mean?

Armstrong emphasizes that one of the most powerful ways to support your partner is to listen attentively, without judging or rushing to provide solutions. It's not always necessary to do something concrete; often understanding, presence, a hug, or a calm, warm conversation is enough.

Showing genuine interest in your partner's work, even if you don't fully understand what they do, is a form of love. Small questions like, "How did that awkward meeting go?" can mean a lot more than you think.

How to stay close to your partner 

If we don't know how to help him, we can ask him directly:

"Do you want me to listen to you or help you with something concrete?"

"Do you want me to take care of the kids today?"

"Would you like to take a short break, just for the two of us?"

Love is not always expressed in big words, but in small gestures of care.

It's human to feel anxious when we see our partner upset by stress; sometimes we may react with nervousness, jealousy, or fear. But these reactions often make the situation worse. Acceptance, flexibility, and calm communication are the keys to keeping a healthy relationship even during difficult times.