Anabelizim

Ti më mësove dashurinë, por më le në duart e heshtjes

Ti më mësove dashurinë, por më le në duart e heshtjes
Foto: juansantos810/ Pinterest

Më mësove dashurinë, më ushqeve ndjenjën e vërtetë të lidhjes dhe në fund më le. Në dorë të kujt?! S'ka përgjigje.

U bë muaj që mendohem dhe nuk arrij ta gjej arsyen pse u largove. A më ke dashur ndonjëherë? Pse nuk isha gruaja e ëndrrave? A më mendon ndonjëherë?

Kisha dëgjuar njerëz që thonë se njeriu një herë dashuron dhe në moshë madhore e kuptova që njeriu dashuron një herë dhe pa arsye.

Mundohem ta bind veten që nuk je më dhe prapë e fajësoj pse nuk arrita të të mbaja, ndërsa ti ike për të mos u kthyer më kurrë.

Më vret fakti që më le pa u dëshpëruar. I mbajta të gjitha mbi kurriz, dhe heshtjen tënde që kam ndjerë për të gjitha pyetjet e mia gjatë 351 ditëve së bashku.

Të ndiej afër dhe pse kam kohë pa të të parë dhe pa të të prekur. Kjo dashuri nuk po ndryshon, po më lodh, po më strapacon, por prapë nuk po mbaron…

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

You taught me love, but left me in the hands of silence.

Ti më mësove dashurinë, por më le në duart e heshtjes
Photo: juansantos810/ Pinterest

You taught me love, you fed me the true feeling of connection and in the end you left me. In whose hands?! There is no answer.

I've been thinking about you for months and I can't find the reason why you left. Did you ever love me? Why wasn't I the woman of my dreams? Do you ever think about me?

I had heard people say that a person loves once, and as an adult I realized that a person loves once and for no reason.

I try to convince myself that you're gone and I still blame myself for not being able to hold you, while you left, never to return.

It kills me that you left me without giving up. I carried it all on my back, and your silence that I felt for all my questions during the 351 days together.

I feel you close and why I have been without seeing you and without touching you. This love is not changing, it is tiring me, it is exhausting me, but it is still not ending...

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories”  column – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .