Fashion & Beauty

Trendin më të bujshëm të flokëve tani, Aurela Gaçe e ka pasur 30 vite më parë

Trendin më të bujshëm të flokëve tani, Aurela
Foto: Aurela Gaçe

Aurela Gaçe bën shpeshherë kthime pas në kohë në Instagramin e saj dhe artistja është e njohur për transformimet e shumta të flokëve të saj. Kësaj here, Aurela na ktheu pas në 1996-ën e saj, ku në sy bien bien menjëherë flokët në ngjyrë bakri, gati-gati ngjyrë xhinxher. Siç e dimë të gjithë tani, kjo ngjyrë po bën namin së fundmi dhe nëse e ke me dy mendje për ta bërë dhe ti këtë ndryshim në pamje ose jo, vazhdo lexo më poshtë e mbase bindesh. ;)

Trendin më të bujshëm të flokëve tani, Aurela

Xhinxher është nuanca më e re dhe më trendi e flokëve, një përzierje mes së kuqes dhe ngjyrës së bakrit me nuanca ari që sjell ngrohtësi dhe shkëlqim edhe gjatë këtyre muajve të ftohtë. Kjo ngjyrë është një version më i ngrohtë i bakrit dhe ka mjaft dimension për të qëndruar elegante gjatë dimrit, duke i dhënë flokëve jetë dhe thellësi. 

Trendin më të bujshëm të flokëve tani, Aurela

E mira e ngjyrës xhinxher është se ajo është e përshtatshme për shumë tone lëkure, përfshirë të çelëta dhe të bronzuara. Ndonëse mbetet një nuancë e guximshme, ajo është e freskët dhe unike, duke i dhënë çdo pamjeje një stil të veçantë. Për të zgjedhur nuancën më të mirë për lëkurën tuaj, ekspertët rekomandojnë një konsultë në sallon.

Trendin më të bujshëm të flokëve tani, Aurela

Mirëmbajtja e ngjyrës është kyçe, sepse xhinxheri zbehet shpejt. Ekspertët këshillojnë larjen e flokëve me ujë të ngrohtë, shpëlarjen me ujë të ftohtë dhe përdorimin e mbrojtjes termike kur stiloni me pajisje të nxehta. Për ta freskuar ngjyrën në shtëpi, mund të përdorni shampo me ngjyrë 1-2 herë në muaj ose të përzieni ngjyrën semi-permanente me balsam për trajtime të rregullta.

Trendin më të bujshëm të flokëve tani, Aurela

Trendin më të bujshëm të flokëve tani, Aurela

Xhinxheri për dimër është zgjedhja e përsosur për ato që duan një pamje të guximshme, elegante dhe moderne, e cila u sjell ngrohtësi dhe shkëlqim flokëve në sezonin më të ftohtë.