Pas aludimeve për ndarje, për herë të parë gruaja e Erik Lloshit, ka folur publikisht mbi marrëdhënien mes tyre në "Fan Club". Krizë në çift nuk ka, por një pjesë e zërave që qarkulluan ishin të vërteta, ajo u acarua jo pak kur Eriku vendosi të bëhej pjesë e këtij formati.
"Nuk ka ndarje! E vërteta është që po, unë nuk kam qenë kurrë dakord të ai të futej në "Big Brother".
Sipas saj, ajo është një njeri që e shijon privatësinë dhe pjesëmarrja e bashkëshortit në një format të tillë, e vendos gjithë familjen në qendër të vëmendjes mediatike. Megjithatë, kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme pse ajo ishte kundër këtij vendimi, një tjetër gjë që e shqetëson është karakteri i Erikut. Ajo u shpreh se ai është gjaknxehtë dhe kjo sipas saj nuk mund të menaxhohet brenda një spektakli ku provokimet janë të shumta.
"Eriku ka pak temperament të vështirë. Është shumë gjaknxehtë, sepse gjërat i merr shumë afër zemrës dhe i përjeton shumë dhe kjo ka qenë një ndër arsyet që i kam thënë që të mos futej në "Big Brother", sepse loja aty është një lojë shumë e fortë psikologjike, ku njerëzit do luajnë të gjithë kartat e mundshme, të familjes, të jetës personale, çdo gjë."

Ajo u shpreh se kjo nuk ishte hera e parë që këngëtarit i ofrohej një ftesë për të qenë pjesë e "Big Brother" dhe ndryshe nga herët e tjera vendosi të mos stepej, edhe pse ajo nuk ishte dakord me vendimin e tij.
"Në qoftë se ti merr valixhet dhe ikën në "Big Brother", unë do marr valixhet dhe do iki nga shtëpia," tha ajo me shaka duke lënë të kuptohej se ky vendim i Erikut ishte shoqëruar me jo pak debate.
Sa i takon mimikave të Erikut, mos u shqetësoni! Sipas saj e gjitha është pasojë e një ngërçi të muskujve, jo sepse ai është vërtet aq i acaruar.

Marrëdhënia është mirë, ajo është mbështetëse e madhe e tij, por kur u pyet se cila do të ishte këshilla që do t'i jepte me shaka tha:
"Të vijë në shtëpi."
Kjo nuk i dihet se kur ndodh, por deri atëherë e vetmja gjë që ajo mendon se ai duhet të bëjë (dhe me të drejtë) është të qetësohet pak.
"Të mos i marrë gjërat aq afër zemrës. Të jetë më i qetë, ta shijojë dhe pastaj gjërat le të rrjedhin vetë kaq."
