Horoscope

Vjeshta mund të tregohet tejet bujare në aspektin e dashurisë për këto 2 shenja ❤️

Vjeshta mund të tregohet tejet bujare në aspektin e dashurisë
Getty

Dëshira për një partner të ri, zakonisht ringjallet tani, në sezonin e vjeshtës. Në këtë periudhë, njerëzit priren të kërkojnë dikë me të cilin të mund të përjetojnë romancë. Nga ana astrologjike, kjo dëshirë bëhet më e gjallë gjatë shenjës së Peshores, e cila sundohet nga Afërdita.

“Peshorja sundon martesën dhe partneritetin, ndaj të gjithë jemi më shumë ‘në humor’ për lidhje”, shpjegon astrologu Kyle Thomas.

Këtë vit, kjo periudhë do të ndikohet nga disa lëvizje interesante astrologjike që mund të nënkuptojnë se e ardhmja jote mund të lidhet me të shkuarën. Prapavija e Jupiterit nis më 11 nëntor në Gaforre, shenjë që sundon shtëpinë, familjen dhe ngrohtësinë familjare. Kështu që, mund të ndihesh i/e tërhequr nga persona me të cilët ke pasur dikur një histori, ose që kanë ndonjë lidhje me familjen tënde.

Mërkuri, gjithashtu do të jetë në prapavijë nga 9 deri më 29 nëntor dhe kjo mund të rikthejë njerëz nga e kaluara që mund të mos jenë domosdoshërisht në shijet tona, ose me të cilët kemi pasur lidhje të forta, intime e karmike.

Dashi

Ky është një moment i madh për ty, Dash! Nga të gjitha shenjat e zodiakut, ti mund të kesh sezonin më magjik! Nëse je single, organizo një festë në shtëpi dhe fto miqtë që të sjellin shokët/qet e tyre beqar/e; ky mund të jetë çelësi yt për dashurinë. Është po ashtu momenti ideal për t’u rikthyer në aplikacionet e takimeve, apo edhe për të parë një mik me një sy tjetër.

Përputhja jote perfekte këtë sezon? Binjakët!

Gaforrja

Gaforre, nga të gjitha shenjat, ti je më me fat këtë sezon! Pavarësisht nëse je single apo në një lidhje, dashuria, seksi, intimiteti dhe të qeshurat janë rezervuar për ty gjatë kësaj periudhe. Jo vetëm që mund të kesh fillime të reja dhe lumturi nga çdo drejtim që kthen kokën, por ke edhe një shpërthim emocionesh magjike dhe momente të parezistueshme.

Merre drejtimin vetë dhe krijo historinë e dashurisë që ke ëndërruar. Mund ta çosh lidhjen aktuale në një nivel më të lartë, ose do të vendosësh se është koha të ecësh vetëm.

Përputhja jote e përsosur këtë sezon? Virgjëresha!

 

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!