Relationships

11 shprehjet që burrat i *urrejnë* kur partneret ua thonë

11 shprehjet që burrat i *urrejnë* kur partneret ua thonë
"The Break-Up" (2006)

Ndonjëherë është thjesht një fjalë e vogël që i bën burrat të tërhiqen emocionalisht, jo sepse janë të ndjeshëm si qelq, por sepse ndihen të pavlerësuar, të gjykuar apo të sulmuar. Dhe ndonjë prej këtyre frazave, pavarësisht se nuk duken katastrofike, janë për burrat si një shuplakë turpëruese.

Nëse nuk ke ndërmend të shkatërrosh atmosferën e marrëdhënies (ose thjesht s’do t’i japësh një arsye tjetër për të heshtur 3 ditë rresht), ndoshta ia vlen të jesh pak më e kujdesshme me atë që do të thuash.

Këto janë shprehjet që burrat urrejnë më shumë të dëgjojnë nga një grua:

1. “Bëhu burrë!”

Përkthehet "je duke u sjellë si djalë i vogël dhe nuk je mjaftueshëm burrë për mua." Kjo është një ndër shprehjet më ulëse dhe më të mbushura me pritshmëri toksike. I thua që nuk ka të drejtë të jetë i ndjeshëm, i lodhur apo i pasigurt – sepse në mendjen tënde, burri duhet të jetë gjithmonë i fortë dhe i qetë si guri.

Zëvendësoje me “unë besoj te ti dhe dua të jem mbështetja jote kur ke nevojë”.

2. “Je njësoj si ish-i im!”

S’ka gjë më fyese sesa ta krahasosh me njeriun që (për arsye të kuptueshme) nuk e do më. E bën të ndihet sikur nuk ka asnjë shans të bëjë më mirë – dhe se po konkurron me hijen e dikujt tjetër.

3. “Po mirë, bëj si të duash.”

Në thelb po thua “s’më intereson më.” Tregon që e ke fikur lidhjen emocionale. Të gjithë e ndjejnë, sidomos burrat – që shpesh kanë nevojë për konfirmim të qartë që je ende aty, edhe kur je e zemëruar.

4. “Ti gjithmonë..." / "Ti kurrë…”

Ekzagjerimet si “ti gjithmonë harron” ose “ti kurrë nuk më dëgjon” janë si të thuash që asgjë që bën ai nuk është e mjaftueshme. I vret moralin dhe e bën të ndihet i paaftë. Askush nuk reagon mirë kur i thua që është dështim i vazhdueshëm.

5. “Rritu pak!”

Një tjetër mënyrë për t’i thënë që po sillet si fëmijë – dhe që ti nuk e sheh më si burrë të pjekur. Ai e përjeton si një koment që i prek egon në mënyrë të thellë.

6. “Po e ekzagjeron!”

Kjo është mënyra më e shpejtë për ta bërë të mos hapet më me ty. Nëse ai po përpiqet të tregojë ndjenjat dhe ti i thua se po e ekzagjeron, ai e përjeton sikur emocionet e tij nuk vlejnë.

7. “S'të intereson fare hë?”

E thua nga zhgënjimi, por ai e percepton si dyshim total ndaj ndjenjave të tij. Ai mund të ketë qenë duke u përpjekur, por jo në mënyrën që ti e prisje.

8. “Lëre se e bëj vetë!”

Zakonisht e thua kur je lodhur duke pritur apo duke sqaruar. Ai e dëgjon si "nuk je i zoti të më ndihmosh, më mirë pa ty". Dhe kjo është e dhimbshme për çdo partner që në të vërtetë përpiqet.

9. “Shoqet e mia mendojnë që ti…”

Ndjeshmëri maksimale për këtë shprehje sepse asnjë burrë nuk do që miqtë apo familjarët e partneres ta shohin me sy të keq. Ai ndjen sikur po gjykohet nga të tjerë pa qenë aty për t’u mbrojtur.

10.  “Kështu jeni ju burrat”

Këtu ose po normalizon sjellje që s’të pëlqejnë, ose po e fut brenda një stereotipi toksik. Në të dyja rastet, nuk po zgjidh problemin, vetëm po e vendos partnerin në një kuti që ai nuk e ka kërkuar.

11. “Asgjë s’kam jo!”

Fraza klasike që tregon gjithçka. Ai e ndjen që diçka nuk shkon, por ti nuk e thua. Kjo e lë të pasigurt dhe të tensionuar, sepse nuk di nëse duhet të të afrohet apo të të lërë hapësirë. Goca, djemtë dhe burrat e kanë vërtet të vështirë ta kuptojnë kompleksitetin e natyrës sonë. Ji më e drejtpërdrejtë kur ndihesh e shqetësuar, kështu dhe mund të punoni me njëri-tjetrin për t'u sqaruar sa më mirë.

Burimi: Your Tango

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

11 phrases that men *hate* when their partners say to them

11 shprehjet që burrat i *urrejnë* kur partneret ua thonë
"The Break-Up" (2006)

Sometimes it's just a little word that makes men withdraw emotionally, not because they're sensitive as glass, but because they feel unappreciated, judged, or attacked. And any of these phrases, while not seeming catastrophic, are like a humiliating slap in the face to men.

If you don't intend to ruin the atmosphere of the relationship (or simply don't want to give him another reason to be silent for 3 days in a row), it might be worth being a little more careful with what you say.

These are the phrases that men hate hearing the most from a woman:

1. “Be a man!”

It translates to "you're acting like a little boy and you're not man enough for me." This is one of the most condescending and toxic expectations-filled phrases. You're telling him that he has no right to be sensitive, tired, or insecure—because in your mind, a man should always be strong and calm as a rock.

Replace it with "I trust you and want to be your support when you need it."

2. "You're just like my ex!"

There's nothing more insulting than comparing yourself to someone you (for understandable reasons) no longer love. It makes you feel like you have no chance of doing better – and that you're competing with someone else's shadow.

3. “Okay, do as you wish.”

You're basically saying, "I don't care anymore." It shows that you've turned off the emotional connection. Everyone feels it, especially men—who often need clear confirmation that you're still there, even when you're angry.

4. “You always..." / "You never..."

Exaggerations like “you always forget” or “you never listen to me” are like saying that nothing he does is good enough. It kills his morale and makes him feel incompetent. No one reacts well to being told that he is a constant failure.

5. “Grow up a little!”

Another way of telling him that he's acting like a child – and that you no longer see him as a mature man. He experiences it as a comment that touches his ego in a deep way.

6. "You're exaggerating!"

This is the fastest way to make him stop opening up to you. If he's trying to show his feelings and you tell him he's overreacting, he'll feel like his emotions aren't valid.

7. "You don't care at all, do you?"

You say it out of frustration, but he perceives it as total doubt about his feelings. He may have been trying, but not in the way you expected.

8. “Let me do it myself!”

You usually say it when you're tired of waiting or explaining. He hears it as "you're not good at helping me, I'm better off without you." And that's painful for any partner who actually tries.

9. “My friends think you…”

Maximum sensitivity to this expression because no man wants his partner's friends or family to look down on him. He feels like he's being judged by others without being there to defend himself.

10. "I have nothing, no!"

The classic phrase that says it all. He feels something is wrong, but you don't say it. This leaves him insecure and tense, because he doesn't know whether to approach you or give you space. Girls, boys and men have a really hard time understanding the complexity of our nature. Be more direct when you feel worried, that way you can work with each other to clarify as best as possible.

Source: Your Tango