News

22-vjeçari arrestohet pasi tentoi të organizonte një dasmë të rreme me një 9-vjeçare në Disneyland o.O

22-vjeçari arrestohet pasi tentoi të organizonte një dasmë
Getty Images


Një shtetas britanik, 22 vjeç, është vënë në pranga nga autoritetet franceze, pasi tentoi të organizonte një dasmë të rreme me një vajzë të mitur, 9 vjeç, në Disneyland Paris.

Djali 22-vjeçar dyshohet se ishte “dhëndri” në një ceremoni të organizuar, ne cila ishte planifikuar të zhvillohej gjatë mëngjesit të datës 21 qershor, para kalasë së Hirushes në parkun gjigant, sipas The Sunday Times. Pas arrestimit, 22-vjeçari u tha policëve se qëllimi i tij ishte të realizonte një video për rrjetet sociale.

Autoritetet franceze u njoftuan nga stafi i parkut pasi u vu re se do të mbahej një dasmë e paracaktuar. “Nusja”, e veshur me të bardha, dukej jashtëzakonisht e re në moshë. Gjithashtu, sipas raportit, autoritetet zbuluan se “të ftuarit” në dasmë ishin aktorë të punësuar, të cilët ishin sjellë me autobus në park dhe kishin marrë pak informacion për atë që do të ndodhte.

22-vjeçari arrestohet pasi tentoi të organizonte një dasmë
Getty Images

Alexandre Verney, zëvendësprokuror për rajonin Seine-et-Marne, tha për The Sunday Times se fëmija iu nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe u konstatua se nuk ishte dëmtuar. Verney tha edhe se katër persona u arrestuan në lidhje me ngjarjen:

“dhëndri” britanik
nëna e fëmijës — një grua ukrainase 41-vjeçare  
dhe dy shtetas nga Letonia, përkatësisht 24 dhe 55 vjeç

Prokuroria njoftoi se nëna e fëmijës dhe burri 55-vjeçar janë liruar nga paraburgimi, ndërsa “dhëndri” dhe 24-vjeçari po mbahen ende për shkak të dyshimeve për mashtrim financiar.
 
Dëshmitarët i thanë gazetës franceze Le Parisien se mbetën “të shokuar” kur kuptuan se nusja ishte fëmijë.
 
“Të gjithë menduam se do të merrnim pjesë në një dasmë,” tha një person.

“Të gjithë u shtangëm, askush nuk e priste një gjë të tillë. Disneyland e menaxhoi situatën shumë mirë. E anuluan gjithçka sapo kuptuan se nusja ishte fëmijë. Ishim të tronditur kur e pamë”, u shpreh një tjetër dëshmitar.
 
Arsyet se pse u organizua një ngjarje e tillë dhe se pse do të publikohej në rrjetet sociale ende nuk dihen, megjithatë, është një ndër ato ngjarjet e çuditshme që na bën të mendojmë se deri ku mund të shkohet për shikime dhe klikime.

Burimi: People

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb