
Ndodh jo pak herë, që episode të vogla të përditshmërisë sonë, të na bëjnë të mendojmë seriozisht: pse duhet të vazhdojmë t’i bëjmë gjërat në mënyrën e vjetër, ndërsa jeta jonë po shkon drejt ritmeve gjithnjë e më të vrullshme?!
Aq sa ndonjëherë të duket sikur, me gjithë përpjekjet sizifiane që bën, prap s’do të arrish t’i kryesh të gjitha detyrimet, që s’do mundesh të jesh në të njëjtën kohë, kudo.
Pamundësia kthehet në ankth, sidomos kur ke punë me banka që të kërkojnë të jesh patjetër fizikisht, aty në sportel.
Ky ishte dhe shqetësimi që gazetari Blendi Salaj ndau me ndjekësit, përmes një video në rrjetet e tij sociale. Ai tregoi një nga turravrapet e tij, me letra të shumta ndër duar, në një ditë shiu aspak të favorshme, kur trafiku i Tiranës bëhet edhe më pengues se zakonisht. Duhej të shkonte në bankë për një pagesë urgjente. Arriti në kohë. Por aty pa se e priste një radhë e gjatë. Në pritjen pa kohë, mendja nisi t’i bluante dëshirat, mundësitë: Po sikur të kishte një zgjidhje tjetër për shërbimet bankare, që të mos kishte fare nevojë të vinte në sportel e të priste në radhë? Po sikur të ishte thjesht ai dhe banka? Nga kërkimi që kishte bërë në Google, për bankat digjitale dhe kuptoi se në Europë, prej vitesh, miliona njerëz përdorin banka si Revolut, N26 apo Monzo, pa radhë, pa letra, pa sportele. Një bankë që ekziston në telefon dhe funksionon kurdo, 24 orë në 7 ditët e javës.
View this post on Instagram
Ndërkohë nga ana e standardeve bankat digjitale janë njësoj të licencuara, të sigurta e të mbikëqyrura si bankat e vjetra, në mos edhe më shumë.
Në kërkim e sipër Salaj gjeti lajmin se edhe në Shqipëri, modeli i bankës 100% digjitale, që quhet Jet Bank, po vjen dhe pritet të hyjë në operacione së shpejti.
Në fund videon e tij Sala e mbyll me një thënie të famshme të Senekës: “Nuk na mungon koha, ne thjesht e shpërdorojmë atë”, duke nënkuptuar se me zgjedhje si Jet Bank ai tashmë ka mundësinë të mos humbasë kohë me bankat dhe mënyrat e vjetra.