
Pranvera vjen me stil me Fashion Company dhe koleksionin e ri Pre-Spring, i cili bashkon markat më të dëshiruara botërore të modës në një vend të vetëm. Dashamirët e modës tani kanë mundësinë të rifreskojnë garderobën e tyre me artikuj të përzgjedhur me kujdes, që ndërthurin dizajnin bashkëkohor, cilësinë e lartë dhe stilin e përjetshëm.
Gjeni markat më të njohura si Replay, Tommy Hilfiger, Calvin Klein, Hugo, Guess, Levi’s, Superdry, Liu Jo, Timberland, Scotch & Soda, Camper, Steve Madden dhe shumë të tjera. Koleksioni i ri sjell modele të larmishme të përshtatura për stile dhe raste të ndryshme – nga kombinimet elegante për punë, te outfit-et urbane për qytet, deri te veshjet e relaksuara të fundjavës.

Artikujt e Pre-Spring karakterizohen nga prerje moderne, ngjyra të freskëta dhe materiale që ofrojnë rehati dhe funksionalitet, me firmën dalluese të shtëpive botërore të modës. Qoftë artikujt klasik që zgjasin për shumë sezone apo për trende që përcaktojnë momentin aktual, asortimenti i Fashion&Friends i mundëson secilit të gjejë look-un e tij të përsosur pranveror.

Pranvera është më e bukur kur e shijojmë së bashku, prandaj Fashion Company fton të gjithë dashamirët e modës të vizitojnë dyqanin më të afërt Fashion&Friends ose shop-in online në adresën fashionandfriends.com dhe të zbulojnë koleksionin që paralajmëron sezonin e ri në shenjën e stilit. Për punë. Për qytet. Për fundjavë. Stil që zgjat.