Metropolitan

Akuza shokuese: Një grua akuzon P.Diddy-n, djalin e tij dhe 2 burra se e kanë përdhunuar në grup

Akuza shokuese: Një grua akuzon P.Diddy-n, djalin e tij dhe 2 burra se e
Getty Images

Një tjetër akuzë i shtohet P.Diddy-t, por këtë herë del në skenë edhe i biri i tij, Justin. Një grua anonime akuzoi djalin 31-vjeçar të Diddy-t se e ka joshur për të shkuar nga Louisiana në Los Angeles, me qëllim që të përdhunohej në grup nga Diddy, Justin dhe dy burra të tjerë të maskuar.

Sipas një padie të siguruar nga Page Six, Justin dyshohet se e ka bindur gruan të udhëtonte drejt Kalifornisë në prill të vitit 2017, me premtimin se do t’i siguronte një punë në industrinë e argëtimit. Gruaja pretendon se u akomodua në një shtëpi në Beverly Hills për disa ditë dhe në fund u përdhunua nga disa burra, përfshirë edhe themeluesin e “Bad Boy Records”.

Ajo thotë se ka komunikuar me Justin-in për herë të parë në vitin 2017 përmes Snapchat-it, ku ai i kishte kërkuar foto eksplicite dhe ajo ia kishte dërguar. Sipas dokumenteve të padisë, disa ditë më vonë, Justin e ftoi atë në Kaliforni për një fundjavë, duke i premtuar se do diskutonin për të ardhmen e saj profesionale.

Gruaja pretendon se Justin i kishte thënë se mund t’i siguronte një punë falë lidhjeve që kishte babai i tij, Diddy. Sipas saj, pasi mbërriti në Los Angeles, e mori një shofer, e çoi në një hotel dhe se aty u takua me Justin dhe kaloi natën me të.

Sipas padisë, gruaja thotë se ajo dhe Justin “u relaksuan” dhe “folën”, por kur e pyeti nëse do të dilnin nga shtëpia, ai i kishte thënë: “Jo.” Në një nga ditët, ajo pretendon se Justin i ofroi alkool, pilula dhe marijuanë që ajo dyshon se ishte përzier me substanca të tjera.

Pasi i kishte marrë substancat, gruaja thotë se në shtëpi arritën tre burra të maskuar, njëri prej të cilëve, sipas saj, ishte Diddy.  Ajo supozon se e njohu reperin e këngës “I’ll Be Missing You” nga “sjellja e tij karakteristike”, dhe se Justin e quajti “baba”.

Paditësja anonime pretendon se u shoqërua në një dhomë gjumi dhe iu tha: “Më mirë pranoje këtë që po ndodh. Përndryshe...”

Më tej, ajo shprehet se secili prej burrave e përdhunoi me radhë dhe thekson se “përdhunimi brutal në grup” zgjati nga nata e së shtunës deri nga mesdita e së dielës dhe të hënën, u çua në aeroport.

Avokati i Diddy-t ka mohuar akuzat.
 
“Pavarësisht se sa shumë padi mund të ngrihen, kjo nuk e ndryshon faktin se z. Combs nuk ka kryer kurrë sulm seksual apo trafikim seksual ndaj askujt — burrë apo grua, i/e rritur apo i/e mitur,” tha avokati i reperit, duke shtuar: “Jetojmë në një botë ku kushdo mund të bëjë një padi për çfarëdo arsye. Për fat të mirë, ekziston një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm që zbulon të vërtetën dhe z. Combs është i bindur se do të fitojë në gjykatë.”

 

REELS

🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

Hahaha gjendja ditëve të fundit @shiladukaaa

@veneralumani, @lind_islami & bebushi Drin 🥹

Sofia Vergara my spirit animal😂😂 PS. Manolo eshte i biri:)

✨Lëkura jonë është herë pas herë pak kapriçoze - ndonjëherë e yndyrshme, ndonjëherë e thatë, ndonjëherë me akne. Dhe nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh balancën mes hidratimit, mbrojtjes dhe ndjesisë së lehtë që kërkon lëkura mikse. Por @jeclaire.al ka tre produkte që i japin lëkurës çfarë i duhet, kur i duhet - as më shumë, as më pak. 🥰 Nëse edhe ti je në kërkim të këtij “glow”, shiko videon për më shumë detaje. @ledismile_estetike @dr_ledi

ANABEL @ THE MOVIES

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet

Ajo ishte vajzë. Grua. Nënë. Motër. Mikeshë. Tani është një numër midis shumë të tjerëve. Pas çdo numri fshihet një histori e ndërprerë. Një jetë e humbur. Femicidi nuk është thjesht një statistikë, por një realitet i dhimbshëm që kërkon reagim dhe jo heshtje. Të paktën 8 gra u vranë vitin e kaluar. Më shumë se 127 në dhjetë vitet e fundit. Çdo humbje është një thirrje për përgjegjësi, për veprim, për ndryshim. Le ta parandalojmë së bashku. Fushata “Derisa vdekja të na ndajë” zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me mbështetjen e @mccann_tirana, së bashku me organizata nga tetë vende të rajonit.

Artistja Mariah Carey nuk beson te koha dhe mire ben. Ajo orientohet me mbylljen e vitit, sa degjon zerin e saj te kumboje online.