Metropolitan

Wow! Gigi Hadid bëhet brune dhe duket kaq yll

Wow! Gigi Hadid bëhet brune dhe duket kaq yll
Foto: Gigi Hadid/ Instagram

Ky vit i ri solli një ndryshim drastik në pamjen e Gigi Hadid dhe ju do ta adhuroni.

Modelja ka vendosur të mos i qëndrojë më besnike bjondes dhe ka provuar një ngjyrë tërësisht të re, të zezën.

Më 8 janar, stilisti i saj Dimitris Giannetos postoi një foto të Hadid në Instagramin e tij, me mbishkrimin:

“‘Mini Bob i zi mat’ ngjyrë e re, prerje për bukuroshen time @gigihadid.

Wow! Gigi Hadid bëhet brune dhe duket kaq yll

Wow! Gigi Hadid bëhet brune dhe duket kaq yll

Wow! Gigi Hadid bëhet brune dhe duket kaq yll

Në fotot e publikuara Gigi Hadid shfaqet duke pozuar me flokët e saj të prerë të zinj, të stiluar me efekt të lagur dhe me ndarje të thellë anësore. Duke qenë se kjo ishte për bashkëpunimin e saj me Maybelline, make-up-i ishte padyshim tërheqës, me sytë e errët, buzët ngjyrë rozë, highlighter të butë, vetulla të dendura dhe kontur të theksuar.

Ky make-up ka nxjerrë në pah më së miri sytë e kaltër të Gigi-t.

Ndjekësit e kanë pritur mjaft mirë këtë transformim të papritur të modeles. Aq sa, e kanë marrë këtë si shenjë se viti 2026 do jetë i gjithi mbi ngjyrat e errëta.