Metropolitan

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike dhe ajo ka një super përgjigje për këtë

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike
Foto: Kendall Jenner

Kendall Jenner ka vendosur më në fund t’i japë fund thashethemeve që prej vitesh qarkullojnë rreth jetës së saj private, si dhe aludimeve se "është lesbike".

“Në internet ekziston një pjesë e madhe njerëzish që mendon se unë jam lezbike,” tha modelja gjatë podcastit “In Your Dreams” me Owen Thiele.

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike

Jenner sqaroi se nuk është pjesë e komunitetit LGBTQIA+, por theksoi se nuk do ta kishte aspak problem ta deklaronte publikisht nëse do të ishte. Më pas, ajo shtoi me humor:

“Për ta sqaruar, sot për sot nuk jam [lesbike]. Nuk mendoj se do të jem, por nuk po i mbyll dyert ndaj përvojave të jetës.”

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike

Modelja shprehu edhe frustrimin e saj për mënyrën se si njerëzit sillen ndaj këtyre thashethemeve.

“Nuk është me një qëndrim mikpritës, si: ‘Hej, nëse je, mirë se vjen’. Është qëndrim i ashpër. Është i ligë. Është shumë agresiv, si: ‘Çfarë dreqin po bën?’”

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike

Prej vitesh, rrjetet sociale janë mbushur me thashetheme të pabaza se Jenner është lesbike ose biseksuale dhe se ka pasur lidhje të fshehta me gra të tjera. Kendall beson se këto zëra kanë lindur sepse ajo ka qenë gjithmonë shumë private për jetën e saj sentimentale.

Në një intervistë për Vogue në vitin 2018, ajo tha:

“Mendoj se është sepse nuk jam si motrat e mia, që janë: ‘Ja unë dhe i dashuri im!’”

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike

Ajo shtoi atëherë:

“Nuk mendoj se kam ndonjë ‘kockë’ biseksuale apo lesbike në trup, por nuk e di! Kush e di?! Jam e hapur ndaj eksperiencave, nuk jam kundër aspak, thjesht nuk kam qenë kurrë në atë situatë.”

Ndër vite, Kendall Jenner ka qenë në lidhje me disa emra të njohur, përfshirë Harry Styles, Nick Jonas, Blake Griffin, Ben Simmons, Devin Booker dhe Bad Bunny.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

People are convinced that Kendall Jenner is a lesbian and she has a great answer for it

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike
Photo: Kendall Jenner/Getty Images

Kendall Jenner has finally decided to put an end to the rumors that have been circulating for years about her private life, as well as the insinuations that she is "a lesbian."

"There's a huge portion of people online who think I'm a lesbian," the model said during the "In Your Dreams" podcast with Owen Thiele.

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike

Jenner clarified that she is not part of the LGBTQIA+ community, but stressed that she would have no problem declaring it publicly if she were. She then added with humor:

“To be clear, I am not [a lesbian] right now. I don't think I will be, but I'm not closing the door to life experiences.”

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike

The model also expressed her frustration with the way people react to these rumors.

“It's not a welcoming attitude, like, 'Hey, if you're here, welcome.' It's a tough attitude. It's mean. It's very aggressive, like, 'What the hell are you doing?'”

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike

For years, social media has been filled with baseless rumors that Jenner is lesbian or bisexual and has had secret relationships with other women. Kendall believes these rumors arose because she has always been very private about her love life.

In an interview with Vogue in 2018, she said:

“I think it's because I'm not like my sisters, who are like, 'Here's me and my boyfriend!'”

Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner është lesbike

She then added:

"I don't think I have a bisexual or lesbian 'bone' in my body, but I don't know! Who knows?! I'm open to experiences, I'm not against it at all, I've just never been in that situation."

Over the years, Kendall Jenner has been in relationships with several famous names, including Harry Styles, Nick Jonas, Blake Griffin, Ben Simmons, Devin Booker, and Bad Bunny.