Showbiz dhe TV

‘Ermalit që është muza ime!’: Rezarta Shkurta ia dedikon këngën bashkëshortit të burgosur

2 Dhjetor 2016

‘Ermalit që është muza ime!’: Rezarta Shkurta ia
“Ermalit që është muza ime.” Kështu u shpreh në Instagram Rezarta Shkurta, e cila u rrëfeu ndjekësve të saj se projekti i saj i ri muzikor, është një dedikim për bashkëshortin Ermal Hoxha, që ndodhet në burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

“Kjo nuk është thjesht një këngë për mua, por është një copëz e shpirtit, që unë vendosa ta ndaj me publikun që më ka mbështetur gjithmonë, edhe në furtunë...”- shkroi Shkurta në përshkrimin e videos së shkurtër të klipit me titull “Gjysma ime”, që pritet të dalë në treg së shpejti.