Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata finale e Miss Shqipëria 2018 e organizuar pranë Pedonales së kryeqytetit. Ceremonia, e drejtuar nga gazetarja Jonida Shehu dhe vëllezërit Romeo e Donald Veshaj, përkonte me 20-vjetorin e konkursit të bukurisë.
Pas sfilatave të vajzave,
performancës së Eranda Libohovës dhe Ardit Çunit
e Rovena Dilos,
u shpall fituese Alba Bajrami, që rrëmbeu edhe çmimin e internetit.