Siç gjithmonë ndodh, sezoni i ri televiz karakterizohet nga një sërë risish dhe lëvizjesh të stafit. Ndër të tjëra pritet që gazetaren historike të News 24, Eni Vasilin ta shohim shumë shpejt në Top Channel.
Burime për "RevistaWho" bëjnë me dijeni se Vasili e ka nënshkruar tanimë kontratën me Top- in. Nuk dihet nëse emisioni do të vazhdojë të quhet “Studio e Hapur” dhe do të ketë të njëjtën tematikë.
Ndërkohë, nga ana e moderatores ende nuk ka patur ndonjë reagim.