Showbiz dhe TV

Si është e vërteta: A po përçahet 'Babastars'?

24 Dhjetor 2018

Si është e vërteta: A po përçahet

Në nëntor u përfol për një përçarje të mundshme të “Babastars”. Më saktë u tha se kënga e Agon Amigës “Oh bir” ishte një sulm i hapur ndaj Getoarit. Asokohe, burime për emisionin “Sevenbizz” deklaruan se kënga në fjalë paralajmëronte largimin e Agon Amigës nga grupi.

Por një tjetër pjesëtar i “Babastars”, Onat ka hedhur poshtë aludimet për një shpërbërje të mundshme të grupit. Në këngën e tij të fundit “Thirri Dajt” vihet re mungesa e disa prej anëtarëve të grupit, gjë që rriti akoma më shumë dyshimet.

Si është e vërteta: A po përçahet

Në një intervistë për “Prive”, Onat sqaroi arsyen e mungesës së shumë prej anëtarëve të “Babastars”, përfshirë edhe Agon Amigan. Në fjalë të tjera, reperi tha se koha nuk u premtonte aq shumë sa për të pritur ardhjen dhe bashkimin e të gjithë grupit.

“Agoni është në Gjermani, Cozman në Londër, Geti në Tiranë.”

Më tutje vazhdoi:

“Kemi patur kohë të limituar, por kjo s’do të thotë që ata nuk janë pjesë e jona, s’është e vërtetë.”