Instagramming

Ah, l’amour: Komplimenti i Eduartit në foton e Arbanës s’mund të ishte më romantik se kaq

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2019

Ah, l’amour: Komplimenti i Eduartit në foton e Arbanës

Të gjithëve iu pëlqeu fotoja e Arbanës në Paris. Vërtet është fotoja standarde dhe mandatore që realizohet në qytetin e dashurisë, por kjo e Arbanës kishte diçka ndryshe, një element je ne sais qoui.

Në vetëm 21 orë, nën foto janë thuajse 50 mijë pëlqime – më shumë se në postimet e fundit të moderatores – dhe pafund komente. Njëri prej tyre ama, fiton.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Eduart Grishaj, i dashuri i Arbanës, mori përsipër të dilte mbi komentuesit e tjerë me tetë fjalë të thjeshta. “Ja një rast kur kulla Eiffel është inferiore,” shkruan ai dhe mbledh (deri tani) 77 pëlqime në koment.

Ah, l’amour: Komplimenti i Eduartit në foton e Arbanës

Kemi përshtypjen se kur po e shkruante, në sfond do ketë qenë ndonjë këngë e Carla Bruni a Charles Aznavour, ndryshe s’justifikohet gjithë ky romanticitet.

Meqë jemi këtu, e dinit që është e jashtëligjshme të fotografosh kullën Eiffel gjatë natës?

P.S.: Kërkojmë ndjesë për gjithë referencat në frëngjisht në këtë artikull, thjesht s’rezistuam dot.