Urime! Thuajse dy muaj pasi filloi të flitej për një shtatzëni të mundshme, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani konfirmojnë se do të bëhen vërtet prindër për herë të parë.
Pak momente më parë, të dy postuan të njëjtën foto, me të njëjtin përshkrim. Fatma, me ekon e bebushit në dorë, përqafon Alfion, i cili mban një kapele që shkruan “Dad” (babi).
“Kur dashuria është shumë e madhe për t’u mbajtur në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë. Po bëhemi tre. Prindër të ardhshëm.”
Fatma dhe Alfio bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë një vit më parë dhe janë bashkë prej më shumë se tre. Në një intervistë, Alfio tha se do të martohen në vitin 2020. Para bebit? Pas bebit? Pak informacion më shumë s’do të ishte keq.