Sport

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë skenën

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2020

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

“Le t’i tregojmë botës se çfarë mund të bëjnë dy vajza të vogla latine,” shkroi Jennifer Lopez për Shakira-n, pak para se të fillonte Super Bowl Half Time Show në Miami.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, dy këngëtaret latine elektrizuan skenën përmes hiteve të njohura, kërcimeve të shoqëruara nga balerinë, bally dance, pole dancing etj.

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

E gjithë atmosfera u konsiderua e jashtëzakonshme sepse J.Lo dhe Shakira kënduan 20 këngë në vetëm 12 minuta. Ndryshe nga Justin Timberlake dhe Maroon 5 në vitet e kaluara, këngëtaret u përqëndruan te hitet më të forta, ndërkohë që sigurisht koreografia ishte një tjetër pikë e rëndësishme.

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

“Hola Miami!” bërtiti Shakira, e cila nisi e para performancën me “She Wolf”, “Empire”, ndërsa më pas performoi “Kashmir”, cover i Led Zeppelin, dhe "Whenever, Wherever".

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Ajo solli në skenë këngëtarin nga Puerto Rico, Bad Bunny, me të cilin këndoi “I Like It”, cover nga Cardi B. Pak minuta më vonë, sigurisht që Shakira, e cila kishte edhe 43-vjetorin, ngriti peshë publikun me “Hips Don’t Lie”.

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Jennifer Lopez u shfaq në skenë sipër një instalacioni të Empire State Building teksa këndonte “Jenny from the block”. Disa nga këngët e tjera që performoi J.Lo ishin “I’m Real”, “Get Right” dhe “Waiting for Tonight”.

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

J.Lo-së iu bashkua në skenë J Balvin për “Que Calor” dhe “Mi Gente”.

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Më vonë, vajza 11-vjeçare e saj, Emme, u shfaq papritmas për të kënduar “Born In The USA” dhe “Let's Get Loud”. Lopez u shfaq e veshur me flamurin e Puerto Rico-s, një detaj politik për administratën e Trump, që nuk ka kontribuar mjaftueshëm me ndihma pas 2017-s, kur ishulli u shkatërrua nga dy uraganë.

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Në përgjithësi, shfaqja e tyre u konceptua si një “festë gjithëpërfshirëse”, që “integron kulturat dhe diversitetin”, tha Shakira në konferencën për shtyp. Stilet muzikore qenë të larmishme: salsa, reggaeton, hip-hop, afro-fusion.

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Pas performancave të mëvetësishme, ato u shfaqën bashkë për të kënduar “Waka Waka” të Shakira-s, që duhej thënë se ishte paksa surprizë, sepse ishte kënga zyrtare e një tjetër eventi sportiv të rëndësishëm, Kupa e Botës nga FIFA 2010.

Nami në Super Bowl: Shakira dhe Jennifer Lopez elektrizojnë

Performancën Shakira & J. Lo e ndiqni në vijim: