Kinema & TV

'Një Jetë Me Ty' - Komedia romantike në Cineplexx

Shkruar nga Anabel

19 Mars 2022

'Një Jetë Me Ty' - Komedia romantike në Cineplexx

“Një Jetë Me Ty” është një komedi-romantike që vë në skenë mardhëniet e një çifti të sapo martuar në sfondin e Tiranës bashkëkohore. Spektatori ndjek historinë përmes perspektives dialektike te dy protagonistëve. Me anë të kësaj tregimtarie, autori na lë të kuptojmë që e “vërteta”, si në ambjentin familjar po ashtu edhe në një kontekst më të gjërë, nuk është gjë tjetër veç se një interpretim personal i ndodhirave.

'Një Jetë Me Ty' - Komedia romantike në Cineplexx

Konflikti i filmit nënvizon që konstruksioni i së “vertetes” është fortësisht I kushtëzuar nga mentalitetet që karakterizojnë perceptimin e Zhanerave në shoqërinë aktuale. Pritshmërite, dyshimet dhe paragjykimet që kemi tek “meshkujt” apo tek “femrat” dhe tek rolet që ato priten të kryejnë në shoqeri (grua/burr) nuk provohen ose mohoen nga “faktet”, por janë pjesë esenciale e struktures se tyre. Për të qartësuar këtë aspekt personazhet shërbehen me “vese” tipike që risin efektin komik të skenave.

'Një Jetë Me Ty' - Komedia romantike në Cineplexx

Ky film, si dhe disa vepra të tjera që janë xhiruar në vitet e fundit, shënon lindjen e një faze të re të kinematografisë Shqiptare. Permbajtja nuk ka të bëj për fenomene si diktatura, varferia, krimi i organizuar, dhuna brutale, kanuni apo emigracioni, tema të cilat janë shfrytëzuar në mënyrë shpeshherë sipërfaqësore dhe pak koherente nga kineastë shqipëtare dhe ndërkombëtare mbas viteve 90”.

Vepra e Kames distancohet nga tematika e lidhur me periudhën e “tranzicionit” dhe fokusohet tek vështirësitë me të cilat ballafaqohet klasa e mesme. Falë kësaj zgjedhje, filmi ndërpret një fazë ekzotifikimi që karakterizon përfaqësimin e shoqërise shqiptare në kinematografinë (nder)kombëtare.

Ky aspekt, që nuk duhet nënvlersuar sepse tregon zhvillimin e nje këndvështrimi të çliruar nga komplekset e tranzicionit, është edhe rezultat I punës së producentëve të cilët kane arritur të realizojnë një film pa suport nga jasht. Vepra ka vendosur premisa për krijimin e një skene produksionesh “Indie” (të pavarura) që do mund të arrij publikun brënda dhe jasht vëndit pa I shërbyer atij stereotipe që paragjykojnë botëkuptimin kundrejt shqipëtareve  dhe që limitojnë funksionin e kinematografisë si mjet komunikimi.

Recension nga Fabio Bego.