Showbiz dhe TV

Enisa Nikaj, shqiptarja që mund të bëhet një yll muzike

5 Shtator 2015

Enisa Nikaj, shqiptarja që mund të bëhet një yll muzike

Enisa Nikaj sapo ka nisur rrugëtimin e saj drejt suksesit me një ëndërr të madhe për të qenë këngëtare profesioniste. 19-vjeçarja, e lindur në Brooklyn, nga dy prindër shqiptarë ka nisur të këndoj që në fëmijëri por nuk ka bërë asnjë shkollë muzike e madje nuk ka ndjekur kurse të tilla deri më tani, ama këto nuk e penguan atë të vlerësojë dhe shfrytëzoj atë që e konsideron si dhuratë, zërin.

E njohëm Enisën përmes disa cover-ave të këngëve të njohura që ajo publikonte në llogarinë e saj në Instagram (@enisa_nik_) dhe më pas zbuluam se ajo i publikonte ato edhe në kanalin e saj muzikor në Youtube. E kontaktuar nga Anabel.al, studentja e biznesit tregon se pikënisja e gjithë kësaj ka qenë thjesht pasioni e madh për muzikën dhe sepse 'doja që njërëzit të dinin për mua'.

Ndonëse ende në fillësat e karrierës Enisa i ka marrë tashmë kontaktet e para nga disa agjent dhe producent muzikor por ka vendosur të marrë kohën e saj dhe të mos nxitoj në asgjë duke shtuar: "Dëshiroj të jem e sigurtë që do jetë momenti i duhur për karrierën time muzikore dhe që do të punoj me njerëz që kanë të njëjtin vizion si timin për muzikën".

Adhuron dhe frymëzohet nga Justin Timberlake  por nuk lë pas edhe emrat legjendë si Frank Sinatra, apo Amy WineHouse, Adele e Coldplay. Janë të shumtë fansat që i kërkojnë asaj të publikoj këngë të sajat dhe kjo është sigurtisht në planet e saj. "Do të më shihni të këndoj muzikën time, të kem koncerte dhe të jem pjesë e festivaleve dhe shpresoj që shumë shpejt mund të kem një bashkëpunim me një artist të suksesshëm".

Shqiptarja është me këmbë në tokë kur vjen puna tek e ardhmja dhe rrëfen se po punon sa më shumë të mundet për t'u bërë një superstar dhe dëshiron që një ditë ajo të ketë mundësinë të prezantoj shqiptarët me një imazh të respektueshëm.

Ndonëse nisi fillimisht karrierën me modeling dhe aktim, pas disa eksperiencave si modele dhe roleve në disa seriale vendosi t'i dedikohet muzikës. 2 muaj më parë ajo ka kënduar himin kombëtar përpara 20 mijë njerëzve në një ngjarje të madhe sportive në Amerikë, të quajtur "The Redhook Criterium”.

Cover-i i këngës së famshme "Titanium" brenda një muaji do t'i jepte asaj 28 mijë ndjekës në Instagram ndërsa kënga do të grumbullonte afro 30 mijë klikime në Youtube. Madje ajo jo vetëm që u publikua në "I Discover Stars" që numëron mbi 1.9 milion ndjekës por do të publikohej edhe në kategorinë "Pop Videos" në website-n Vibecomp.com, krahas videove të njohura si "Bitch better Have My Money" të artistes së famshme Rihanna.

Pas famës së marrë së fundmi në rrjetet sociale, ajo ka nisur të punojë seriozisht me disa producentë shumë të mirë në New York, ku edhe jeton, ndërsa ne na mbetet të presim që Enisa të bëhet një tjetër yll që do të shkëlqejë në industrinë e muzikës.