Metropolitan

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të Grammy-t

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të
Foto: Cher/ Getty Images

Ikona e muzikës pop Cher ishte caktuar të shpallte çmimin “Record of the year” gjatë ceremonisë Grammy 2026, por duket se u shpërqendrua nga detyra, ndërsa filloi të fliste për karrierën e saj dhe madje tentoi të largohej nga skena pa thënë një emër. 

Shënim: "Record Of The Year" merret me një regjistrim specifik të një kënge dhe vlerëson artistët, producentët dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar në regjistrimin e këngës.

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të

Moderatori Trevor Noah e ndaloi, duke i kërkuar të shpallte çmimin përpara se të largohej (fundja kjo ishte arsyeja pse u ngjit në skenë).

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të

Ajo u rikthye dhe, pasi hapi zarfin bëri gafën e radhës. Plot entuziazëm, tha emrin e këngëtarit të ndjerë Luther Vandross si fitues, ndonëse çmimi në fakt i përkiste Kendrick Lamar dhe SZA për këngën “Luther”.

Ajo e korrigjoi shpejt veten, duke thënë se çmimi në të vërtetë i takonte Kendrick Lamar-it.

Ngatërresa ka të ngjarë të ketë ardhur për shkak se fituesi ishte Kendrick Lamar ft SZA për këngën “Luther”, në të cilën përfshihet një pjesë e Vandross duke kënduar “If This World Were Mine”. E kështu, Cher u bë lëmsh.

Luther Vandross fitoi tetë çmime Grammy gjatë karrierës së tij dhe u nominua plot 33 herë. Ai ndërroi jetë në vitin 2005 në moshën 54-vjeçare.

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të

Fansat reaguan menjëherë në rrjetet sociale dhe përpos gafës komentet ishin kryesisht pozitive:

“Cher tha që Grammy shkon për Luther Vandross. Në fakt, nuk ishte edhe aq larg. Më pëlqeu që ajo e përmendi. Ai na mungon shumë,” shkroi një përdorues në Twitter.

Ndërsa një tjetër bëri shaka:

“Më pëlqen shumë sa e emocionuar ishte Cher kur u kthye për t’i dhënë ‘Grammy-n’ Luther Vandross.”

Cher ka një karrierë muzikore mbi gjashtë dekada, që filloi në vitet 1960, dhe ka fituar Grammy, përfshirë atë të vitit 1998 për hitin “Believe”.

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të