
Në një botë ku fansat vënë në punë më shpejt telefonin se logjikën, Cole Sprouse ka zgjedhur një qasje shumë ndryshe ndaj “selfie-ve sekrete” që i bëhen pa dijeni. Aktori i njohur nga "Riverdale" e ka kthyer gjithë këtë situatë në një “lojë” ironike dhe kreative, përmes Instagramit të tij @camera_duels.
Koncepti është i thjeshtë, në vend që të zemërohet apo t’i shpërfillë ata që përpiqen t’i bëjnë foto fshehurazi, Cole i fotografon i pari dhe i poston në llogarinë e tij të posaçme. Me pak fjalë, një "duel kamerash" i nivelit tjetër.
View this post on Instagram
Në bio-n e profilit ai shkruan plot ironi:
“Ky Instagram u dedikohet të gjithë atyre që më bëjnë foto fshehurazi dhe se si ua bëj unë i pari foton. Le të fitojë kamera më e shpejtë.”
Sprouse e nisi këtë “projekt” në kulmin e famës së tij, por rrënjët vijnë nga pasioni i tij i vjetër për fotografinë. Edhe pse ai nuk e përditëson shpesh, @camera_duels është kthyer në një llogari “kulti”, që ndjekësit e adhurojnë jo vetëm për humorin thumbues, por edhe për mesazhin më të thellë: fakti që je i famshëm s’do të thotë të rrish i heshtur.
View this post on Instagram
Çdo foto shoqërohet me një koment satirik mbi famën, privatësinë dhe fiksimin e kohëve moderne për të kapur një “celeb moment”.
"Dueli" i parë daton që nga viti 2012, por së fundmi faqja e tij po fiton me miliona ndjekës, prej bujës që bëri nga faqet që e shpërndanë lajmin. Thjesht, gjeniale!
View this post on Instagram