
Gjatë një bisede në podkastin "Khloé in Wonder Land", Kim Kardashian foli hapur për miqësinë e saj me Jonathan Cheban.

Ajo iu rikthye së shkuarës, duke kujtuar se si ai e kishte ndihmuar të pozonte përpara fotografëve vite më parë.
“E dua Jonathan-in, duhet ta telefonojmë.”

Kështu ajo hodhi poshtë çdo thashethem ku dyshohej për një krisje në marrëdhënien mes tyre. Madje, teksa nxirrte telefonin ajo u shpreh:
“Njerëzit mendojnë se ne nuk flasim më.”
Pasi telefonata mes tyre përfundoi, Kim u shpreh se marrëdhënia me të është mirë, por ajo ka të tjera prioritete.
"Është vërtet e vështirë të ruash miqësitë kur ke fëmijë dhe je plotësisht e përfshirë në këtë rol," u shpreh ajo.

Ndryshe nga Kim, miku i saj është gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe ç'është më e rëndësishmja, nuk ka fëmijë.
“Nuk është se mund të organizosh takime lojërash me fëmijët,” tha Khloé gjatë bisedës.
Thashethemet për një konflikt mes tyre, si fillim u mohuan gjatë një interviste në mars të vitit 2025 nga Jonathan Cheban. Arsyet e thëna prej tij ishin të njëjta, të dy ata kanë stile jetese tërësisht të ndryshme.
"Ajo ka shumë fëmijë dhe kaq shumë angazhime, ndërsa unë jam më së shumti në Bregun Lindor, kështu që po, nuk shihemi aq shpesh, por flasim gjithë kohën dhe sa herë ndodh diçka që mendoj se duhet ta diskutojmë, i shkruajmë menjëherë njëri-tjetrit,” tha miku i ngushtë i Kim.



