Showbiz

Konflikti ndoshta u harrua: Pas 10 vitesh deklarata e Kim Kardashian për Taylor Swift do t'ju habisë

Konflikti ndoshta u harrua: Pas 10 vitesh deklarata e Kim Kardashian për
Foto: Kim Kardashian/ Instagram, Taylor Swift/ Getty Images

Gjatë një bisede në podkastin "Khloé in Wonder Land", Kim Kardashian tregoi se për momentin, kënga e preferuar e saj është ajo e Taylor Swift.

“Ti mendon se njerëzit do të habiteshin po të mësonin që ti dëgjon Taylor Swift?” e pyeti Khloé motrën e saj.

“Mendoj se e kam thënë më parë,” u përgjigj Kim.

Konflikti ndoshta u harrua: Pas 10 vitesh deklarata e Kim Kardashian për

Më pas ajo zbuloi se ka disa nga këngët e vjetra të këngëtares në listën e saj të këngëve.

“Gjithmonë kam menduar se ajo është super e talentuar dhe një artiste e mrekullueshme,” tha Kim për Taylor Swift.

Konflikti ndoshta u harrua: Pas 10 vitesh deklarata e Kim Kardashian për

Komentet e saj mbi këngëtaren vijnë thuajse një dekadë pas konfliktit publik që ato patën.

Përplasjet mes tyre filluan kur ish-bashkëshorti i Kim, Kanye West, përfshiu emrin e Taylor Swift në një mënyrë papërshtatshme në këngën e tij "Famous". Ai tha se kjo gjë ishte bërë me miratimin e këngëtares, por ajo e mohoi deklaratën e tij.

Konflikti ndoshta u harrua: Pas 10 vitesh deklarata e Kim Kardashian për

Më vonë, prej Kim Kardashian u publikua një video e montuar e një telefonate mes Kanye West dhe Taylor Swift.

Edhe pse e vërteta e komunikimit mes tyre në fund u zbulua, konflikti u përfol jo pak.

Pak vite më parë, në emisionin "Watch What Happens Live", Kim u shpreh se të gjithë e kishin lënë pas konfliktin. Edhe pse, gjatë një interviste për TIME, Taylor Swift u shpreh se ajo situatë ndikoi shumë psikologjikisht tek ajo.

Më shumë për dramën.