Metropolitan

Dy javë më vonë, zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Dy javë më vonë, zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne
@ozzyosbourne/ Instagram

Vokalisti i grupit Black Sabbath, Ozzy Osbourne, ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak, sipas certifikatës së vdekjes të dorëzuar nga vajza e tij, Aimée Osbourne, në një zyrë regjistri në Londër.
 
Në certifikatë thuhet se shkaku ishte “arrest kardiak”, si dhe nga "sëmundja e Parkinsonit me çrregullime autonome”.
 
Legjenda e heavy metal-it ndërroi jetë më 22 korrik, në moshën 76-vjeçare, sipas deklaratës së familjes.
 
“Me një trishtim që fjalët nuk mund ta përshkruajnë, njoftojmë se Ozzy Osbourne i dashur për ne është ndarë nga jeta këtë mëngjes,” thuhej në deklaratë, duke shtuar: “Ai ishte me familjen e tij dhe i rrethuar nga dashuria. Ju lutemi të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes sonë në këtë moment.”

Dy javë më vonë, zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne
 
Disa javë para vdekjes, ylli legjendar performoi në një koncert lamtumire me Black Sabbath. Grupi heavy metal publikoi një homazh për të më 22 korrik në Instagram, ku krahas një fotoje të artistit duke performuar, u shprehën: “Ozzy përjetë.”
 
Legjenda e rock-ut la pas gruan e tij, Sharon Osbourne, dhe fëmijët Aimée, Kelly dhe Jack.

Dy javë më vonë, zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne
 
Ai ishte gjithashtu baba i Jessica, Elliot dhe Louis Osbourne, nga martesa me ish-bashkëshorten Thelma Riley.

 

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞