Metropolitan

E po, tani e kuptuam se pse Leo DiCaprio lidhet me gocat shumë më të reja në moshë :)

E po, tani e kuptuam se pse Leo DiCaprio lidhet me gocat shumë më
WireImages

Leo DiCaprio ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes, pasi lidhet me gra shumë më të reja në moshë se ai, por mesa duket, kjo ndodh sepse për të, shifrat s’kanë rëndësi. Në fakt, aktori ndihet si 32 vjeç, pavarësisht se është në prag të të 50-ave.

Në një intervistë me regjisorin amerikan Paul Thomas Anderson, i cili i tha: “Do të përgjigjesh sa më shpejt të mundesh. Nëse unë s’do e dija moshën tënde, sa vjeç do më thoje se je?”

Leo u përgjigj direkt: “32 vjeç!”.

Aktori ka qenë shpesh i lidhur me goca 25 vjeç dhe ka pasur një mit në internet se sapo të dashurat mbushnin 26 vjeç, ai ndahej. Megjithatë, kjo teori është kundërshtuar nga lidhja aktuale e tij me modelen italiane Vittoria Ceretti.

E po, tani e kuptuam se pse Leo DiCaprio lidhet me gocat shumë më
 
Në gusht 2023, Leonardo DiCaprio u pa me Vittoria-n, pavarësisht thashethemeve që qarkulluan asokohe, për një marrëdhënie të mundshme me modelen Gigi Hadid.

Spekulimet për një lidhje midis Vittoria-s dhe Leo-s nisën po atë verë, kur ajo u fotografua në një jaht me të dhe modele të tjera, Meghan Roche dhe Imaan Hammam. Duke e çuar përpara në korrik 2025, marrëdhënia e çiftit ka shkuar në diçka serioze që ende vazhdon të jetë e fortë.

Ai reflektoi gjatë edhe mbi karrierën e tij.

Leo debutoi në kinema në 1991-shin dhe ka fituar shumë çmime, përfshirë Oscar për Aktorin më të Mirë dhe një Bafta për rolin e tij në “The Revenant” (2015). Ai tha se pendohet shumë që nuk ka luajtur në filmin “Boogie Nights”, me regji nga Paul Thomas Anderson.
 
Për filmat e tij të vjetër, ai tha: “Rrallë shoh ndonjë prej filmave të mi, por nëse jam i sinqertë ka një që e kam parë më shumë se të tjerët. Është “The Aviator”, thjesht sepse ishte një moment shumë i veçantë për mua".

Bukur pra! Iku edhe një kuriozitet! 
 

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

----e-po-tani-e-kuptuam-se-pse-leo-dicaprio-lidhet-me-gocat-shume-me-te-reja-ne-mosh-i83795