
Si shumë persona nga showbiz-i shqiptar, edhe Einxhel Shkira iu bashkua trendit të kthimit pas në kujtimet e vitit 2016, një vit që interneti në mbarë botën po e kujton me shumë nostalgji, duke e konsideruar shpesh si "i fundit vit shumë i bukur" që kemi dëshmuar kolektivisht.
Einxhel postoi disa foto të saj nga arkiva e 2016-s, me mbishkrimin "mund t'i fshi më vonë":

Në foton e dytë, ajo thotë se "ka diçka bombastike në atë postim" dhe në sy bie direkt emri i DJ Dagz në listën e njerëzve që kanë pëlqyer postimin:

Pra, na doli që Einxhel ka qenë në radarin e Dagz-it shumë më përpara "Big Brother VIP Albania 1"! Për këtë, edhe Einxhel tha me humor:
"Ja pra vajza, dashuria e jetës tuaj mund të jetë diku aty dhe po të ishit pak më të vëmendshëm, ose ai të kishte guxuar pak më shumë… mund të kishit 4 fëmijë tani. Nejse, kot s'thonë që çfarë është kësmeti yt, s’ta merr njeri."

Kështu që, ndjekëse të dashura, kijeni pak më shumë mendjen se kush po jua pëlqen fotot që postoni, ose jo...çfarë është e shkruar për ty, do të të gjejë, dhe Einxhel na doli prova e gjallë e kësaj shprehjeje!


