Showbiz

Elhaida iu përgjigjet kritikave për FiK? 'Punët nuk gjykohen në zhurmë, por në kohë'

Elhaida iu përgjigjet kritikave për FiK? 'Punët nuk gjykohen
Foto: Elhaida Dani/ Instagram

Elhaida Dani ka folur për herë të parë pas përfundimit të "Festivalit të Këngës" 64, ku për të dytin vit radhazi ajo shërbeu si Drejtoreshë Artistike. Në një story në Instagram, si fillim ajo uroi Alisin për fitoren dhe falenderoi ekipin e saj për punën:

"Urime Alis Kallaçi për fitoren! Faleminderit ekipit tim që për dy vite radhazi bëri të mundur një festival kaq të madh."

Më tej, Elhaida iu është drejtuar gjithë zërave që kanë kritikuar Festivalin - ndoshta ndër to, edhe Kozeta Kurtit - duke thënë se puna e saj nuk gjykohet në zhurmë dhe flet vetë në kohë:

"Punët nuk gjykohen në zhurmë, por në kohë. Unë pres që puna ime të flasë vetë - sot, nesër, dhe pas disa vitesh."

Në fund, Elhaida tregoi dhe një herë se po vazhdon me angazhimin e saj në turneun e Notre Dame de Paris në Itali, ndoshta duke treguar se vitin tjetër nuk do të jetë më Drejtoreshë Artistike e "Festivalit të Këngës", duke qenë se turneu vazhdon deri në vitin 2027:

"Tani është koha të kthehem te jeta ime në skenë: Notre-Dame de Paris, nëpër botë, dhe një turne i gjatë në Itali."

REELS

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Elhaida Dani responds to criticism about FiK? 'Works are not judged by noise, but by time'

Elhaida iu përgjigjet kritikave për FiK? 'Punët nuk gjykohen
Photo: Elhaida Dani/ Instagram

Elhaida Dani has spoken for the first time after the end of the "Song Festival" 64, where for the second year in a row she served as Artistic Director. In an Instagram story , she first congratulated Alis on her victory and thanked her team for their work:

"Congratulations to Alis Kallaçi for the victory! Thank you to my team for making such a great festival possible for two years in a row."

Elhaida further addressed all the voices that have criticized the Festival - perhaps including Kozeta Kurti - saying that her work is not judged by noise and speaks for itself in time:

"Works are not judged by noise, but by time. I expect my work to speak for itself - today, tomorrow, and in a few years."

In the end, Elhaida once again showed that she is continuing with her commitment to the Notre Dame de Paris tour in Italy, perhaps indicating that next year she will no longer be the Artistic Director of the "Song Festival", given that the tour continues until 2027:

"Now it's time to return to my life on stage: Notre-Dame de Paris, around the world, and a long tour in Italy."