Metropolitan

Çfarë?! Eminem është i lidhur me një stiliste me origjinë shqiptare?

Çfarë?! Eminem është i lidhur me një stiliste me
Getty

 
Eminem mund të jetë duke përjetuar një romancë me një grua me origjinë shqiptare, e cila ka qenë pranë tij për vite me radhë. Sipas burimeve të TMZ, ai është i lidhur me Katrina Malota, stilsten e tij.

Një burim i ka thënë TMZ se marrëdhënia e tyre kohët e fundit është bërë romantike, megjithëse nuk dihet saktësisht kur kaloi nga një raport profesional në atë personal.  Katrina, e cila ka punuar me Eminem prej disa vitesh në videot muzikore dhe projektet e tij, jeton në Michigan, ku banon edhe reperi.

Çfarë?! Eminem është i lidhur me një stiliste me
 
Sipas llogarisë së saj zyrtare, ajo ka një përvojë mbresëlënëse, pasi ka bashkëpunuar edhe me emra të mëdhenj si në industrinë e muzikës, duke nisur që nga Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.
 
Kur nuk është në turne me yllin e “Lose Yourself”, ajo punon në një sallon në Birmingham, Michigan.
 
Sa i përket reperit, emri i vërtetë i së cilit është Marshall Bruce Mathers III, gjithmonë ka qenë i rezervuar për jetën e tij personale. Ai ka qenë më parë i martuar me Kim Scott, të cilën e ka njohur që kur ka qenë adoleshent. Dyshja solli në jetë vajzën e tyre, Hailie Jade, në vitin 1995 dhe u martuan në vitin 1999, për t’u divorcuar dy vite më vonë. Ata u ribashkuan për pak kohë në vitin 2006, por u ndanë sërish po atë vit.
 
Përveç Hailie-t, tashmë 29 vjeçe, Eminem është gjithashtu baba i dy vajzave të adopuara: Alaina Marie (32 vjeçe) dhe Stevie Laine (23 vjeçe). Alaina është vajza e motrës së ndjerë të Kim Scott, të cilën Eminem e adoptoi për shkak të problemeve të saj me varësinë nga substancat.
 
Stevie, të cilën Kim e kishte sjellë në jetë me ish-partnerin e saj Eric Hartter, u adoptua nga Eminem në vitin 2005.
 
Fituesi i 15 çmimeve Grammy ka folur më parë për vështirësitë që ka hasur në jetën sentimentale pas divorcit. Në një intervistë për Vulture në vitin 2017, ai pranoi se gjetja e dashurisë nuk ka qenë e lehtë.
 
“Që nga divorci, kam pasur disa takime, por asnjë nuk ka shkuar aq mirë sa ta bëja publike,” tha ai, duke shtuar se kishte provuar të njihte njerëz përmes klubeve dhe Tinder-it.
 
Edhe pse jeta romantike e Eminem ka qenë shpesh subjekt thashethemesh, përfshirë romancat me Mariah Carey dhe Nicki Minaj, reperi është përpjekur gjithmonë ta mbajë dashurinë larg vëmendjes publike.
 

REELS

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.