Showbiz

Gabriel Garko zbulon se është martuar me partnerin e tij, Giorgio

Gabriel Garko zbulon se është martuar me partnerin e tij, Giorgio
Gabriel Garko / "Verissimo"

Mes paparacëve, thashethemeve dhe zërave që zakonisht ushqehen nga rrjetet sociale, Gabriel Garko ia doli të bënte diçka të rrallë për një figurë publike si ai: të martohej dhe ta mbante krejtësisht të fshehtë nga media. I ftuar në emisionin “Verissimo”, aktori tregoi me krenari unazën në gisht, duke konfirmuar për herë të parë martesën me partnerin e tij, Giorgio. Një histori dashurie e jetuar në privatësi maksimale, por kush është Giorgio dhe çfarë bën ai?

Në “Verissimo”, Gabriel Garko foli hapur për jetën private, duke zbuluar se është martuar me Giorgio-n, me të cilin është në një lidhje prej katër vitesh. Kur moderatorja Silvia Toffanin e pyeti: “A do të doje të martoheshe?”, aktori 53-vjeçar u përgjigj natyrshëm:

“Jemi martuar. U martova dy vite më parë. Ja unaza.”

Pa kopertina revistash dhe pa njoftime publike: vetëm një ceremoni private, me shumë pak persona të pranishëm. “U martova me Giorgio-n dy vite më parë. Ishim vetëm katër njerëz në bashki dhe as familjes sime nuk ia thashë paraprakisht,” tregoi ai.

Gabriel Garko zbulon se është martuar me partnerin e tij, Giorgio

 “Jeta ime publike ka qenë gjithmonë shumë publike, pothuajse si një serial,” rrëfeu Garko, duke shpjeguar pse kishte zgjedhur privatësinë për një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij. “Më pas kam pasur histori që i kam mbajtur për vete. Ato të vërtetat i kam ruajtur për veten time. I jap shumë rëndësi privatësisë dhe nuk mendoj se duhet thënë gjithçka.”

Martesa u zhvillua në fshehtësi të plotë më 2 dhjetor 2024.

“E organizova gjithçka në mënyrë që lajmi të mos dilte. Nuk i thashë askujt, as familjeve tona, të cilat e morën vesh po atë ditë. Ishte diçka që doja ta bëja për veten.”

Edhe data nuk ishte zgjedhur rastësisht:

“Vendosa të martohem kur ndihesha mirë me veten. Ishte afër Krishtlindjeve, kur të gjithë janë të zënë me dhuratat, kështu që mendova se as në gjendjen civile nuk do ta kuptonin menjëherë. Dhe ashtu ndodhi.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gabriel Garko (@gabrielgarko_official)

Garko thotë se tani është momenti i duhur për ta ndarë këtë të vërtetë: “Kam fshehur shumë në jetën time. Nuk dua ta bëj më.”

Kush është Giorgio, bashkëshorti i Gabriel Garko-s?  “Quhet Giorgio. Jemi shumë të rezervuar”, u shpreh aktori, aktualisht protagonist i serialit “Colpa dei sensi”. Të njohur prej katër vitesh, Giorgio nuk e ka shoqëruar kurrë Garko-n në evente publike dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e profilit të tij në Instagram. Garko sqaroi se bashkëshorti i tij nuk bën pjesë në botën e spektaklit, por nuk dha detaje të tjera.

“Secili duhet të jetë mirë fillimisht me veten, të njohë kufijtë e tij dhe t’i vendosë ata edhe në një marrëdhënie," shpjegoi ai. “Çdo njeri ka nevojë për hapësirën e vet, për zakonet e veta. Askush nuk duhet të dominojë tjetrin. Mendoj se jemi krijuar për të qenë në çift.”

Për shumë vite, Gabriel Garko ishte simboli i mashkullit romantik dhe misterioz të serialeve italiane. Një figurë që solli sukses dhe popullaritet, por që ai vetë e ka përshkruar si një “burg të artë”. Ai doli nga ky kapitull në vitin 2020, një hap që i dha lirinë për të qenë vetvetja dhe për të pranuar publikisht se është gay.

“U gjenda në një moment ku ose do ta bëja unë, ose dikush tjetër do ta bënte në mënyrë më brutale”, ka thënë ai për La Repubblica. “E thashë natyrshëm dhe u çlirova nga një peshë.”

Sot, Garko flet me qetësi dhe pjekuri për dashurinë, privatësinë dhe të drejtën për të jetuar pa skenarë.

Gabriel Garko zbulon se është martuar me partnerin e tij, Giorgio

Gabriel Garko, emri i vërtetë i të cilët është Dario Oliver, ka punuar si model, por më tepër famë fitoi përmes aktrimit. Ai nisi aktrimin në fund të viteve ’90, por kulmin e pati në serialin dramatik “L'onore e il rispetto”, përmes të cilit u bë i njohur edhe për publikun shqiptar në rolin e kreut të mafias, Tonio Fortebracci.

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Gabriel Garko reveals he is married to his partner, Giorgio

Gabriel Garko zbulon se është martuar me partnerin e tij, Giorgio
Gabriel Garko / "Verissimo"

Amid the paparazzi, rumors and voices that usually feed on social networks, Gabriel Garko managed to do something rare for a public figure like him: get married and keep it completely secret from the media. Invited to the show "Verissimo", the actor proudly showed the ring on his finger, confirming for the first time his marriage to his partner, Giorgio. A love story lived in maximum privacy, but who is Giorgio and what does he do?

In "Verissimo", Gabriel Garko spoke openly about his private life, revealing that he is married to Giorgio, with whom he has been in a relationship for four years. When moderator Silvia Toffanin asked him: "Would you like to get married?", the 53-year-old actor answered naturally:

"We're married. I got married two years ago. Here's the ring."

No magazine covers and no public announcements: just a private ceremony, with very few people present. "I married Giorgio two years ago. There were only four of us in the town hall and I didn't even tell my family beforehand," he said.

Gabriel Garko zbulon se është martuar me partnerin e tij, Giorgio

 “My public life has always been very public, almost like a soap opera,” Garko confessed, explaining why he had chosen privacy for one of the most important days of his life. “Then I had stories that I kept to myself. I kept those truths to myself. I give a lot of importance to privacy and I don't think everything should be said.”

The marriage took place in complete secrecy on December 2, 2024.

"I organized everything so that the news wouldn't get out. I didn't tell anyone, not even our families, who found out that same day. It was something I wanted to do for myself."

Even the date was not chosen by chance:

"I decided to get married when I felt good about myself. It was close to Christmas, when everyone is busy with gifts, so I thought that even at the registry office they wouldn't understand right away. And that's what happened."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gabriel Garko (@gabrielgarko_official)

Garko says now is the right time to share this truth: "I've hidden a lot in my life. I don't want to do it anymore."

Who is Giorgio, Gabriel Garko's husband? "His name is Giorgio. We are very reserved," said the actor, currently the protagonist of the series "Colpa dei sensi". Known for four years, Giorgio has never accompanied Garko to public events and has never been part of his Instagram profile. Garko explained that his husband is not part of the world of spectacle, but did not provide other details.

"Everyone needs to be good to themselves first, know their boundaries and set them even in a relationship," he explained. "Each person needs their own space, their own habits. No one should dominate the other. I think we were created to be in a couple."

For many years, Gabriel Garco was the symbol of the romantic and mysterious male of Italian TV series. A figure that brought success and popularity, but which he himself has described as a "golden prison". He came out of this chapter in 2020, a step that gave him the freedom to be himself and to publicly admit that he is gay .

"I found myself at a point where either I would do it, or someone else would do it in a more brutal way," he told La Repubblica. "I said it naturally and I was relieved of a burden."

Today, Garko speaks calmly and maturely about love, privacy, and the right to live without scripts.

Gabriel Garko zbulon se është martuar me partnerin e tij, Giorgio

Gabriel Garko, whose real name is Dario Oliver, has worked as a model, but gained more fame through acting. He started acting in the late '90s, but his peak was in the drama series "L'onore e il rispetto", through which he became known to the Albanian public in the role of the mafia boss, Tonio Fortebracci.