
Kim Kardashian më në fund ka shpjeguar pse ajo dhe nëna e saj, Kris Jenner, fshinë në mënyrë të dyshimtë nga Instagrami fotot me Meghan Markle dhe Princin Harry në nëntor të vitit të kaluar.
Gjatë poskastit të “Khloé In Wonder Land”, ajo tha se e gjithë gjëja ishte bërë pa asnjë qëllim të keq nga ana e tyre.

“Na thanë që nuk kishte asnjë problem nëse i publikonim dhe pastaj, pasi u postuan, mendoj se ata u kujtuan që ishte 'Dita e Përkujtimit' dhe nuk donin të dukeshin sikur ishin në festë, edhe pse fotot tashmë ishin publikuar dhe më pas u hoqën,” kujtoi Kim.

Shpjegim: Dita e Përkujtimit (Remembrance Day) është një ditë përkujtimore në Britaninë e Madhe, ku nderohen ushtarët dhe anëtarët e forcave të armatosura që kanë humbur jetën në shërbim të vendit.
Bëhet fjalë për disa foto nga festa e datëlindjes së Kris Jenner dhe të dyja ato po zgjidhnin se cilat prej tyre do të postoheshin në Instagram, madje Kim u shpreh se ato kishin pyetur paraprakisht dhe pasi u dha leja i postuan.


Kim madje tha se Kris Jenner dhe Meghan Markle janë shoqe prej vitesh dhe nuk bëhej fjalë për asnjë dramë mes tyre.
Edhe pse shumë njerëz e keqkuptuan, Kim u përpoq ta trajtonte gjithë situatën me humor, duke thënë:
"Duhet të bëjmë një fushatë të plotë për Skims. Të postojmë një foto dhe pastaj ta fshijmë pas 30 minutash e të themi: 'Oh, na falni, nuk kishim leje t’i postonim këto foto për fushatën.'”
Pas publikimit të fotove, nuk munguan reagimet ndaj jetës së re të Princit Harry, të cilat nuk ishin aspak pozitive.

Për disa kjo situatë tregonte edhe një herë se sa ishte larguar Princi nga familja mbretërore, ndërkohë që një burim brenda familjes tha për Page Six se paraqitja e tyre në atë festë ishte e pahijshme.



