Metropolitan

Herë tjetër, kur të të komentojnë veshjen, përgjigju fiks si Dakota Johnson! ;)

Herë tjetër, kur të të komentojnë veshjen,
Getty

Dakota Johnson nuk e vret mendjen për atë që njerëzit mendojnë për fustanet e saj “naked”, të cilët janë zakonisht goxha të ekspozuar. Në një intervistë të re për kopertinën e Vogue Germany, aktorja dhe regjisorja 36-vjeçare foli hapur për zgjedhjet e saj të guximshme në stil dhe pse ka në plan të vijojë të veshë modele të ngjashme.

E pyetur nëse ndonjëherë shqetësohet “nëse një fustan i ekspozuar mund të jetë ‘shumë seksi’,” ylli i “Verity” u përgjigj troç:

“As nuk më intereson fare!”.

(Papritur, kjo u bë mantra ime e re!).

Më tej, mbase u kujtua që po fliste me Vogue dhe vijoi:

“Kam pasur mundësinë të vesh disa nga fustanet më të bukura dhe ndihem e bukur me to, ndaj i vesh,” — shtoi ajo.

Herë tjetër, kur të të komentojnë veshjen,

Aktorja e “50 Shades of Grey” u shpreh:

“Ndonjëherë këto fustane më rrinë mirë. Por, ka edhe disa që i kam provuar dhe s’kanë dalë aspak bukur. Varet nga forma, ngjyra dhe gjithçka tjetër. Kështu që, nëse gjej një fustan të bukur me të cilin ndihem rehat, sigurisht që dua ta vesh! Dhe është argëtuese të veshësh një fustan seksi.”

Dakota tha se për vetëbesimin e saj duhet t’i jetë mirënjohëse të ëmës, aktores Melanie Griffith.
 
“Mamaja ime ishte gjithmonë shumë e hapur për çështjet që kanë të bëjnë me trupin. Ajo na mësoi se si të kujdesemi për trupin tonë dhe ta duam atë, si dhe se trupat tanë janë të bukur. Mendoj se kjo është diçka shumë e rëndësishme për një vajzë të re, sepse na thuhet vazhdimisht që nuk jemi mjaftueshëm të mira.”

“Dhe nëse nuk të thuhet që në moshë të vogël nga gruaja që admiron më shumë se je perfekte, inteligjente, e veçantë, e fortë dhe e guximshme, kjo mund të të lërë shenja. Është shumë e vështirë t’ia mësosh vetes dashurinë për veten më vonë. Ishte një dhuratë e madhe që ajo më dha,” — saktësoi aktorja.

Herë tjetër, kur të të komentojnë veshjen,

Një nga fustanet më “të zhveshur” të Dakota-s ishte një model transparent nga Gucci, me dantellë të zezë dhe detaje me lule, që ajo veshi në darkën e fondacionit Kering “Caring for Women” më 11 shtator.


 

REELS

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium