Metropolitan

Hmm, më falni! Mos janë ndarë Timothée dhe Kylie?

Hmm, më falni! Mos janë ndarë Timothée dhe Kylie?
Getty

 
Mund të ketë probleme në parajsë, të paktën sipas “The Daily Mail”, që raportoi se Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner i kanë dhënë fund lidhjes thuajse 3-vjeçare.
 
Një burim tha se Timothée “është ndarë nga Kylie”, duke shtuar se kjo ka ndodhur edhe herë të tjera.

“Ajo e ka bindur më parë që të ribashkohen. Kylie është e çmendur pas tij, ndaj ka gjasa që të rilidhen”.

Nga ana tjetër, një burim i dytë thotë se: “Ka probleme në parajsë, por dyshja s’i ka dhënë fund plotësisht. Ai është me xhirime, ndërsa Kylie duhet t’i shkojë pas. Ajo po bën më shumë përpjekje sesa Timmy”, u shpreh personi anonim.

Hmm, më falni! Mos janë ndarë Timothée dhe Kylie?
 
Ky lajm vjen pasi njerëzit vunë re se Timothée nuk dukej në asnjë foto nga festa e 70-vjetorit të Kris Jenner. Gjithashtu, ai i hodhi benzinë zjarrit gjatë intervistës së tij në Vogue, ku u shpreh se “nuk ka në plan të flasë për marrëdhënien e tij, jo nga frika, por sepse nuk ka ç’të thotë”.
 
Sigurisht, as aktori dhe as ylli i “The Kardashians” nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar lajmin! Presim…



REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.