Metropolitan

Khëm-khëm! Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Khëm-khëm! Jessica Alba në një romancë të re, pas
Getty

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër, në parkun “Regents”. Jessica, fillimisht, u përpoq t’u fshihej paparacëve, por më pas bëri paqe me faktin që është e famshme dhe fotografët thjesht nuk do e linin rehat.

Khëm-khëm! Jessica Alba në një romancë të re, pas

Gjestet romantike, puthjet që panë dëshmitarët okularë dhe momentet mes dyshes ndezën zërat për një romancë të re mes aktores dhe burrit misterioz, i cili ishte veshur thjesht, me një bluzë me kapuç, tuta të shkurtra dhe kapele të bardhë.

Khëm-khëm! Jessica Alba në një romancë të re, pas
 
Një dëshmitar tha për “The Sun” se aktorja dhe burri i panjohur dukeshin shumë të afërt.

“Ata po përqafoheshin dhe u kapën për dore teksa ecnin bashkë në park. Më pas, morën ca karrige dhe po qëndronin ulur duke u puthur. Dukej sikur sapo ishin lidhur”, u shpreh burimi anonim.

Khëm-khëm! Jessica Alba në një romancë të re, pas
 
Jessica Alba, 44 vjeç u divorcua nga ish-burri i saj, Cash Warren në janar të këtij viti, pas 16 vitesh martesë. Ndarja e tyre bëri shumë bujë, pasi konsideroheshin si një prej çifteve të vjetra të Hollywood-it. Ata, përmes një deklarate emocionale, ndanë lajmin në Instagram, duke treguar se kishin nisur një kapitull të ri dhe se gjithsesi, do të kenë dashuri, mirësi dhe respekt për njëri-tjetrin.

“Do të jemi gjithnjë një familje. Fëmijët mbeten prioriteti ynë më e madhe”, thuhej në deklaratën e publikuar.

Khëm-khëm! Jessica Alba në një romancë të re, pas
 
Aktorja dhe Cash Warren janë prindër të tre fëmijëve: Honor, 16 vjeç; Haven, 13 vjeç dhe Hayes, 7 vjeç.

Artikuj të sugjeruar: