
Përshëndetje shpirtra kuriozë!
Duke qenë se jetojmë edhe një jetë virtuale, vumë re se ndoshta Ronela na tregoi se ka ca probleme në lidhjen e saj romantike. Ajo publikoi një foto në Instastory, duke shkruar:
“Disa e kalojnë kohën duke u përpjekur ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar”.

Sigurisht, duket pak postim i koduar, por mbase nuk lidhet me jetën personale të këngëtares.
Ronela ka bërë publike në Instagram lidhjen e saj me djalin që i ka marrë zemrën. Ajo postoi disa kohë më parë një album, në mbishkrimin e të cilit shkroi:
“Profil profesional, po fotot e zemrës aty, mundësisht me një bonus brenda,” shkruan Ronela poshtë fotove të ëmbla, pasi ka ndryshuar gjithë postimet e saj në Instagram, duke lënë vetëm ato që lidhen me punën.
View this post on Instagram
(Por që, hej, lajm i mirë! Fotot nuk janë fshirë nga Instagram-i!)


