Promo

Kuqezinjtë shënojnë në fushë dhe në rrjet, Kombëtarja debuton me teknologjinë 5G

Kuqezinjtë shënojnë në fushë dhe në rrjet,

Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar dje në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të rëndësishme ndaj Letonisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën historike për të siguruar një vend në finalet e Kupës së Botës. Mbi 16,000 tifozë ndoqën nga afër lojën, e cila për herë të parë u mbështet nga një infrastrukturë e dedikuar 4G dhe 5G nga rrjeti më i shpejtë Vodafone Albania.

Kuqezinjtë nisën përballjen me dominim të plotë, duke kërkuar golin që nga minuta e parë. Goditja e Bajramit nuk pati forcën e duhur, ndërsa Laçi provoi me kokë, por topi nuk iu bind. Minuta e 24-t ishte vendimtare: një krosim nga Laçi u ndal me dorë nga mbrojtja e Letonisë në zonë, duke sjellë penalltinë për Shqipërinë. Kristjan Asllani nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke shënuar golin vendimtar që në fund rezultoi fitues. Në pjesën e dytë, rezultati nuk u ndryshua dhe Shqipëria siguroi tri pikët e nevojshme.

Por kjo ndeshje nuk ishte e veçantë vetëm për triumfin. Për herë të parë, stadiumi kombëtar u mbulua plotësisht nga rrjeti më i besueshëm 5G nga Vodafone Albania, duke mundësuar shpejtësi të jashtëzakonshme për tifozët ne stadium dhe dashamirësit e futbollit përtej ekranit. Me të njëjtin vrull me të cilin djemtë tanë “rrëmbyen” pikët në fushë, rrjeti 5G mbështeti mijëra përdorues në stadium dhe mediat sociale, duke ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshme. Me shpejtësi mbi 700 Mbps në download dhe mbi 100 Mbps në upload, kjo infrastrukturë menaxhoi mbi 1.5TB trafik gjatë ndeshjes, duke siguruar lidhje të qëndrueshme për më shumë se 16,000 tifozë.

Kuqezinjtë shënojnë në fushë dhe në rrjet,

Investimi në 5G nuk garantoi vetëm performancë për tifozët, por edhe për organizatorët, duke ofruar, shpejtësi rekord për streaming dhe rrjete sociale, lidhje të qëndrueshme për mijëra përdorues njëkohësisht, infrastrukturë më të qëndrueshme dhe zgjidhje të dedikuara për pikat kryesore të përdorimit.

Kjo fitore historike ndaj Letonisë është dëshmi se kur teknologjia dhe sporti bashkohen, krijohen momente emocionuese. Me rrjetin 5G me cilësinë më të mirë të eksperiencës në shpejtësi që mbulon stadiumin, tifozët nuk humbasin asnjë çast: çdo driblim, çdo gol dhe çdo emocion ndiqet në kohë reale. Shqipëria jo vetëm që luan për të fituar, por edhe për të lidhur njerëzit dhe pasionin për futbollin në mënyrën më moderne e dinamike. Sepse sporti dhe argëtimi janë mbi të gjitha pasion dhe lidhje dhe me rrjetin më të shpejtë 5G të Vodafone këto lidhje bëhen më të forta se kurrë.

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy