Showbiz

Loredana flet për largimin nga “Për’Puthen” dhe lidhjen e pretenduar me konkurrentin

Loredana flet për largimin nga “Për’Puthen” dhe
Loredana/ Instagram

Loredana sqaroi lajmet që po qarkullojnë vërdallë se u përjashtua nga “Për’Puthen”, ku kishte rolin e Kupidit, pasi u zbulua “lidhja” e saj me një prej konkurrentëve, Keijsin. Përmes një lidhjeje telefonike në “Live From Tirana”, Loredana mohoi kategorikisht lidhjen dhe u shpreh se kishte vendosur të largohej nga emisioni për një tjetër arsye.

“Më mërziti pak të lexoja ato budallallëqe, por do kalojë. Edhe reagimi i fansave dhe publikut, ishte me mua duke më përkrahur. Më kanë parë për katër muaj kur isha në BBV se çfarë vajze jam e çfarë vlerash kam”, tha fillimisht Loredana.

Ajo tregoi se fotoja që bëri xhiron e portaleve, në fakt ishte thjesht një rastësi (fatkeqe le të themi).

“Nuk është asnjë lloj lidhjeje. Kisha kohë që kisha vendosur ta ndërprisja rrugëtimin tim, por për arsye tjetër. Fundjavën e kaluar kam qenë me shoqërinë në Dhërmi dhe ky djali punon në atë restorantin ku unë po drekoja. Aty u takuam dhe u ula në një tavolinë me të, ndejtëm pak bashkë. Kur u larguam, më bënë këtë foto. Javën e kaluar më bënë Laertin, këtë javë këtë. I bie të mos dal me asnjë person, të mos takoj askënd”.

Për këtë foto e ka fjalën:

Loredana flet për largimin nga “Për’Puthen” dhe

Modelja dhe ish-banorja e “BBVA” shtoi:

“Unë në program kisha rolin e Kupidit, kemi folur me çunat në prapaskenë me njëri-tjetrin, kemi diskutuar, jam shumë sociale. Mund të ishte kushdo nga çunat. Nuk e kuptova pse u bë kaq e madhe kjo histori. “Për’Puthen” e kam lënë më herët se atë fundjavë. Nuk e kam lënë për këtë situatë”.

(Ja edhe Keijsi për të cilin u bë nami):

Loredana flet për largimin nga “Për’Puthen” dhe

Më tej, ajo theksoi se mediet duhet të mendohen më gjatë, pasi ajo mund të jetë e lidhur me dikë dhe lajmet mund t’i shkaktojnë probleme:

“Mund të jem dhe në një lidhje dhe kjo mund të më hapë punë. Para se portalet dhe mediat të krijojnë këtë fabulën e ta bëjnë publike, të mendohen pak më thellë për këtë”.

Loredana reagoi edhe më parë në Instagram, duke përgënjeshtruar çdo aludim.

Loredana flet për largimin nga “Për’Puthen” dhe

Dhe sigurisht, theksoi se “burimet e sigurta s’janë edhe aq të sigurta”.

Loredana flet për largimin nga “Për’Puthen” dhe

 

REELS

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍