Showbiz

Më në fund e morëm vesh! Ja ç’po ndodh mes Sofia Vergara-s dhe Tom Brady-t!

Më në fund e morëm vesh! Ja ç’po ndodh mes Sofia
Getty Images

Është zyrtare! Kemi një çift të ri në Hollywood, që për momentin është në Ibiza! Tom Brady dhe Sofia Vergara po shijojnë një romancë verore në Spanjë! Ata u njohën, flirtuan, folën dhe dolën pasi iu bashkuan festës në superjahtin “Luminara”, ku thuhet se Tom kërkoi që të ishte pranë yllit seksi të “Modern Family”.
 
Një burim për Page Six tregoi se Tom “kërkoi të ndërrohej vendi që të ulej pranë saj gjatë darkës” dhe sipas të njëjtit burim, ata “s’ia hiqnin dot sytë njëri-tjetrit” gjatë gjithë mbrëmjes. Dhe po, ka dhe një foto, të cilën Sofia e publikoi në Instagram.

Më në fund e morëm vesh! Ja ç’po ndodh mes Sofia
 
Dyshja vazhdoi të qëndronte bashkë në Ibiza edhe pas përfundimit të udhëtimit me jaht! Për të qenë të sinqertë, kjo lidhje duket premtuese.
 
Një kujtesë e shpejtë: Sofia ka folur së fundmi në emisionin "Today" rreth takimeve romantike dhe ka treguar saktësisht çfarë kërkon:

“Dua të them gjërat bazike: Diçka të shëndetshme dhe dikë që më do. Dikush që të jetë i pashëm, i gjatë. Dua dikë që të ketë aq para sa unë, ose më shumë, sepse në të kundërt është një makth”.

E paska manifestuar Sofia sepse Tom-i i përmbush këto cilësi.

Nejse, nëse po pyesnit… tani e morët vesh!

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb