Anabelizim

Mes nesh: Jam eksperte financash dhe sinqerisht, s'e di si po ia dilni si beqarë në këtë ekonomi

Mes nesh: Jam eksperte financash dhe sinqerisht, s'e di si po ia dilni si
Foto: Mes nesh/ ANABEL

"Të dashur/a lexues/e,

Po ju shkruan dikush që merret me paranë përditë. Kam vite që punoj me sipërmarrës, menaxherë, njerëz me paga të mira, e njerëz që mezi mbyllin muajin. Kam parë çdo lloj buxheti, çdo truk kursimi, çdo mënyrë për të mbajtur frymën gjallë ekonomikisht. Por, për herë të parë në shumë vite, po ju them me sinqeritet: nuk e kuptoj si po ia dilni ju që jetoni vetëm, me një të ardhur, në këtë Shqipërinë tonë sot.

Çdo ditë dëgjoj lajmet të thonë se “ekonomia po përmirësohet”. Por pyetja është: për kë? Se çmimet vetëm rriten, qiratë në Tiranë janë bërë më të frikshme se hipotekat, dhe shporta e ushqimeve bazë duket sikur përditë vendos ndonjë zero më shumë në fund të faturës. Pagat, nga ana tjetër, s’kanë ndonjë ritëm për t’u mburrur. Në letra mund të duket sikur jemi në rrugën e duhur, por realiteti që shoh unë në njerëz është lodhje, ankth dhe një ndjesi e fortë që sado të punosh, sërish s’është e mjaftueshme.

Kam besuar gjithmonë se me planifikim të mirë mund të përballosh çdo situatë. Por këtë herë, as buxheti më perfekt nuk të shpëton nga fakti që gjithçka është bërë e papërballueshme. E them si profesioniste: po jetojmë në një periudhë ku një e ardhur nuk mjafton më. Dhe për shumë prej jush që nuk keni një partner apo ndihmën e prindërve, është një luftë e vërtetë për të mbajtur kokën mbi ujë.

Dikur, të ishe e pavarur, të kishe shtëpinë tënde, ishte një shenjë force dhe vetëbesimi. Sot, shpesh është një luks që paguhet me stres, orë shtesë dhe ndonjë darkë të humbur me miqtë sepse “duhet kursyer”. Dhe më dhemb ta them, por nuk është më çështje vullneti apo disipline. Është çështje realiteti. Në këtë ekonomi, shumë njerëz të kujdesshëm financiarisht po rrëzohen nën peshën e shpenzimeve që s’kanë më logjikë.

Nuk ka turp të jetosh me prindërit. Nuk ka turp të ndash një apartament me një mik. Nuk ka turp të thuash: “s’e përballoj dot vetëm”. Ka një lloj krenarie të lodhshme, ajo që të bën të duash të tregosh që ia del vetë. 

E ndiej çdo ditë te njerëzit që vijnë më kërkojnë këshilla. Një vajzë studente që fiton 600 mijë lekë të vjetra në muaj më tregon se, pas qirasë, faturave dhe ushqimit, i mbeten në më të mirën e rasteve 100 mijë lekë për çdo gjë tjetër. Një djalë i ri prapë më tha se ka filluar të punojë dhe natën për të blerë një makinë për veten e tij. Dhe shumë prindër më rrëfejnë se fëmijët e tyre, të diplomuar, janë kthyer në shtëpi sepse nuk mund ta përballojnë jetesën e pavarur.

Të gjitha këto nuk janë shembuj për t’u keqardhur, janë realiteti i një gjenerate që po punon më shumë se kurrë, por po fiton më pak se çfarë i duhet për të jetuar normalisht. Ndoshta është koha që ta pranojmë se nuk ka asgjë të keqe t'i bashkosh burimet, të ndash qiranë, të ndihmosh e të ndihmohesh. Nuk është fare dështim.

E di që s’është ndonjë letër që të jep shpresë, por ndoshta është për t'i dhënë dikujt qetësi, për të kuptuar se nuk je vetëm. Nëse ndihesh sikur çdo muaj sikur s’po ia del dot, nuk je as i/e paaftë, as i/e papërgjegjshëm/me. Është sistemi që po të lodh. Dhe në disa raste, mënyra më e mençur për të qenë i/e fortë është të thuash: “Nuk ia dal dot vetëm për momentin.” S'ka asgjë të keqe.

Ndoshta kjo letër nuk do të ndryshojë asgjë, por e ndjeva ta shkruaj. Sepse edhe për mua, që merrem me paranë gjithë ditën, është bërë e vështirë të shpjegoj me logjikë se si mund të mbijetojë një person me një burim të vetëm të ardhurash në këtë realitet. E vetmja gjë që më ngushëllon është që pavarësisht gjithçkaje, shoh te shumë prej jush një forcë që s’mund ta llogaris me asnjë formulë financiare. :)" - shkruar për Anabel nga një eksperte e financave personale (që ndonjëherë harron llogaritë dhe pyet me të drejtë: “Po si po ia dilni, o njerëz?”).

REELS

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Between Us: I'm a financial expert and honestly, I don't know how you're coping as singles in this economy.

Mes nesh: Jam eksperte financash dhe sinqerisht, s'e di si po ia dilni si
Photo: Among Us/ ANABEL

"Dear reader,

I am writing to you from someone who deals with money every day. I have been working for years with entrepreneurs, managers, people with good salaries, and people who barely make ends meet. I have seen every kind of budget, every saving trick, every way to keep your spirits up economically. But, for the first time in many years, I am telling you honestly: I do not understand how you manage to live alone, with one income, in this Albania of ours today.

Every day I hear the news saying that "the economy is improving." But the question is: for whom? Because prices are only increasing, rents in Tirana have become more frightening than mortgages, and the basic food basket seems to put an extra zero at the end of the bill every day. Salaries, on the other hand, have no rhythm to brag about. On paper it may seem like we are on the right track, but the reality I see in people is fatigue, anxiety, and a strong feeling that no matter how much you work, it is still not enough.

I've always believed that with good planning you can handle any situation. But this time, even the most perfect budget can't save you from the fact that everything has become unaffordable. I say this as a professional: we are living in a time where one income is no longer enough. And for many of you who don't have a partner or the help of your parents, it's a real struggle to keep your head above water.

Once upon a time, being independent, owning your own home was a sign of strength and self-confidence. Today, it's often a luxury that comes at the cost of stress, overtime, and missed dinners with friends because you "have to save." And it pains me to say it, it's no longer a matter of willpower or discipline. It's a matter of reality. In this economy, many financially prudent people are collapsing under the weight of spending that no longer makes sense.

There's no shame in living with your parents. There's no shame in sharing an apartment with a friend. There's no shame in saying, "I can't do it alone." There's a kind of tiresome pride, the kind that makes you want to show that you can do it on your own. 

I feel it every day in the people who come to me for advice. A female student who earns 600 thousand old lek per month tells me that, after rent, bills and food, she has at best 100 thousand lek left for everything else. A young man again told me that he has started working at night to buy himself a car. And many parents tell me that their children, having graduated, have returned home because they cannot afford to live independently.

All of these are not examples to be pitied, they are the reality of a generation that is working harder than ever, but earning less than what it needs to live normally. Maybe it's time to accept that there is nothing wrong with pooling resources, sharing the rent, helping and being helped. It is not a failure at all.

I know it's not a letter that gives you hope, but maybe it's to give someone peace of mind, to understand that you're not alone. If you feel like you can't make it every month, you're neither incompetent nor irresponsible. It's the system that's wearing you down. And sometimes, the smartest way to be strong is to say, "I can't make it alone right now." There's nothing wrong with that.

Maybe this letter won't change anything, but I felt like writing it. Because even for me, who deals with money all day, it has become difficult to logically explain how a person with a single source of income can survive in this reality. The only thing that comforts me is that despite everything, I see in many of you a strength that I can't calculate with any financial formula. :)" - written for Anabel by a personal finance expert (who sometimes forgets the calculations and rightly asks: "How are you doing, people?").