Showbiz

MGK zbulon emrin e bebushes (dhe siç pritej, ka domethënie unike)

MGK zbulon emrin e bebushes (dhe siç pritej, ka domethënie unike)
Credit : ANGELA WEISS/AFP via Getty; David Becker/Getty

Machine Gun Kelly ka treguar më në fund emrin e vajzës së tij, për të cilën bashkëprindëron me Megan Fox. Saga Blade quhet bebushja e tyre dhe sipas një burimi për People, çifti vendosi këtë emër, pasi ndjeu se ishte “i duhuri”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by mgk (@machinegunkelly)

“Emri Saga, që do të thotë ‘histori’ ose ‘rrëfim’ dhe iu duk shumë i përshtatshëm. Është një kapitull i ri — plot kuptim dhe shpresë,” tha burimi.

Nga ana tjetër, "Blade", ka kuptimin e një shpate dhe mund të ketë një nuancë më simbolike, si “histori e guximshme”.

Sipas të njëjtit burim, Megan dhe MGK “jetojnë të ndarë, por kalojnë shumë kohë bashkë në shtëpinë e Megan-it. Ai ka qenë i mrekullueshëm — po përpiqet vërtet të jetë babai më i mirë i mundshëm. Bebushja është e adhurueshme dhe Megan është shumë mirë”, përfundoi personi anonim.

MGK zbulon emrin e bebushes (dhe siç pritej, ka domethënie unike)

MGK publikoi emrin e vajzës përmes një postimi në Instagram. Këngëtari, emri i vërtetë is ë cilit është Colson Baker, publikoi një video ku luante me vajzën e tij. “Saga Blade Fox Baker. Faleminderit për dhuratën më të jashtëzakonshme @meganfox”, shkroi ai në mbishkrim.
 
Megan dhe MGK, të cilët u fejuan në janar 2022, i dhanë fund marrëdhënies në fund të nëntorit, pak pasi kishin bërë publike shtatzëninë. Aktorja është gjithashtu nëna e 3 djemve: Noah, 12 vjeç; Bodhi, 11; dhe Journey, 8, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Brian Austin Green. MGK është po ashtu baba i një vajze tjetër, Casie, 15 vjeçe, me ish-partneren Emma Cannon.

MGK zbulon emrin e bebushes (dhe siç pritej, ka domethënie unike)
 
Më 27 mars, ata u bënë prindër të Saga Blade. Gjatë një interviste për E! News në American Music Awards 2025, në maj, MGK u shpreh se është pafund i lumtur dhe se të qenit baba është thjesht fantastike.

 

REELS

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍