Horoscope

Na beso! Këtyre shenjave është e vështirë t’ua mbushësh mendjen për një takim romantik

Na beso! Këtyre shenjave është e vështirë t’ua
Studio4/E+/Getty Images

Që të flasim troç, është krejtësisht normale të kesh disa cilësi të domosdoshme në mendje kur kërkon një partner. Mund të jesh në kërkim të dikujt që ka humor, besnik, i lexuar, që ka udhëtuar shumë, apo të gjitha bashkë dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë listë. Ama, kur bëhet fjalë për njerëzit që janë shumë përzgjedhës në takime, këto shenja mbajnë rekord, ndaj nëse ke në plan t'i ftosh, mendohu mirë! 
 
Virgjëresha

Në fakt, është shumë e rrallë që një Virgjëreshë të takohet me dikë thjesht për qejf. Në vend që të hyjnë në një takim me mendje të hapur, ata veprojnë si detektivë dhe ndërkohë që ti mendon se është thjesht një darkë ‘chill’, Virgjëreshat e dinë edhe pse nuk flet me hallën. Si një shenjë Toke, Virgjëreshat e urrejnë humbjen e kohës, prandaj nëse dikush nuk i plotëson kërkesat e tyre, ata largohen menjëherë.
 
Virgjëresha sundohet nga Mërkuri, planeti i komunikimit, që do të thotë se nuk kanë frikë t’u bëjnë pyetje të drejtpërdrejta partnerëve potencialë.
 
Kur një Virgjëreshë më në fund gjen dikë me të cilin e sheh të ardhmen, ajo marrëdhënie merret shumë seriozisht dhe ndihen të qetë, duke ditur që përzgjedhja e tyre e kujdesshme ka tërhequr dikë që mund të jetë pjesë e jetës së tyre për një kohë të gjatë, ose përgjithmonë.
 
Akrepi

Gjatë takimeve, Akrepët janë shumë të ndjeshëm ndaj energjisë që transmeton dikush. Të sunduar nga Plutoni filozofik, ata mund ta nuhasin energjinë e dikujt që në distancë. E ndiejnë menjëherë nëse ka përputhje ose jo.
 
Pas një takimi të parë, një Akrep mund të marrë në telefon miqtë dhe të rendisë të gjitha gjërat që nuk shkuan mirë, në vend që të shohë potencialin e personit me të cilin ka dalë. Ndërsa të tjerët i nxisin të jenë më të hapur, një Akrep do të preferonte të ishte vetëm dhe i lumtur, sesa të detyrohej të dilte me dikë vetëm për hir të një lidhjeje.
 
Si shenjë Uji shumë intuitive, Akrepët ndiejnë thellë emocionet e tyre, ndaj janë të kujdesshëm me njerëzit që lejojnë në jetën e tyre. Nëse vendosin të hapen me dikë, me shumë gjasa ndodh sepse kanë analizuar situatën dhe kanë vendosur që ia vlen.
 
Ujori

Askush nuk “e humb interesin” më shpejt se një Ujor. Një shaka pa vend, një mesazh në momentin e gabuar, apo edhe një porosi e çuditshme në restorant, mund t’i ftohë menjëherë. Pasi kjo shenjë Ajri shkëputet emocionalisht, nuk ka kthim pas.
 
Ujorët tërhiqen nga lidhjet romantike, por kanë një ide shumë specifike se si duhet të jetë një marrëdhënie e tillë. Si një shenjë unike, e sunduar nga Urani rebel, Ujori vlerëson njerëzit e veçantë dhe lidhje ndryshe nga normat shoqërore, ndonëse e di që këto cilësi janë të rralla për t’u gjetur.
 
Si Akrepat, edhe Ujorët janë të lumtur të jenë vetëm derisa të gjejnë dikë që i përputhet versionit ideal që kanë krijuar në mendje. Janë njerëz që e dinë se çfarë duan dhe nuk kanë aspak problem të presin derisa ta gjejnë.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb