
Elvana Gjata feston ditëlindjen e babait të saj, Fatmir Gjata, 'pika e dobët' e këngëtares.
Ajo i ka uruar këtë ditë të veçantë babait të saj në mënyrën më të domethënëse. Një video e babait të saj duke i buzëqeshur ndërsa piloton një avion: 'Gëzuar Komandant', i shkruan ajo, 'Pika e dobët'.
Fatmir Gjata ka shërbyer për 25 vjet në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, e megjithatë arti është një ndër pasionet e tij. Ka qenë nëna e tij, gjyshja e Elvanës, ajo që duket t'i ketë trashëguar asaj talentin, dhe madje e ka pikasur atë duke e mbështetur në dëshirën e saj.
Ndonëse fillimisht ai e shihte vajzën e tij në fusha të tjera, e ka mbështetur gjithmonë kur ajo ngjitej në skenë, duke bërë kompromis me veten. Edhe pse i zënë me punët e Forcave të Armatosura, ai e ka ndjekur Elvanën sidomos në daljet e saj të para në skenë.
Babai Fatmir, nëna e saj dhe motra Migena janë të tre 'pika e dobët' e Elvanës, e cila sa herë në ditët e veçanta shpreh publikisht domethënien e tyre.