Showbiz dhe TV

Bojken Lako, pas ndarjes nga jeta e të atit: ‘I kam dhënë shumë pak kënaqësi...’

14 Janar 2017

Bojken Lako, pas ndarjes nga jeta e të atit: ‘I kam dhënë

Mbrëmjen e së premtes, Bojken Lako ishte një nga të ftuarit e emisionit “Top Show Magazine”, ku ndër të tjera, u rrëfye për herë të parë për ndjesitë e tij, pas humbjes së të atit, Bujar Lako.

Bojken Lako, pas ndarjes nga jeta e të atit: ‘I kam dhënë

I pyetur nga moderatori Alban Dudushi nëse kishte pendesa pas ndarjes nga jeta të aktorit, Lako u shpreh: “Normale që i kam këto ndjesi, i kam vazhdimisht. Por, mundohem të dal mbi këto duke menduar vetëm pjesët pozitive të miat. Duke i vënë në dukje vetes edhe ato pjesë negative dhe duke menduar që në momente të caktuara të jetës, i kam dhënë pak fare kënaqësi. Tani mendoj që duhej më tepër.”

Producenti dhe këngëtari i njohur rrëfeu se që prej humbjes së të atit, ka fituar një koncept të ri për jetën.

“Në këtë moment nis një tjetër jetë më e mirë për gjithsecilin. Gjithsecilin e bën të mendojë për gjërat që nuk i ka gjykuar mirë në jetën e deritanishme dhe mundohet që të bëjë një hap më tepër.”- u shpreh ai duke shtuar më tej se së shpejti mund të sjellë një projekt për të nderuar kujtimin e aktorit të ndjerë.