Showbiz dhe TV

Merr fund mes Luiz Ejllit dhe Megi Topallit?‘S'ishim ndonjëherë të fejuar'

27 Qershor 2017

Merr fund mes Luiz Ejllit dhe Megi Topallit?‘S'ishim

Dje u përhap lajmi se Luiz Ejlli dhe Megi Topalli, e bija e politikanes Jozefina Topalli, mund të jenë ndarë. I kontaktuar nga Anabel.al, këngëtari tha se nuk ka dëshirë të përgjigjet për këtë. I pyetur nëse është i vërtetë lajmi i ndarjes nga partnerja ose e fejuara e tij, ai qartësoi:

“Nuk kemi qenë ndonjëherë të fejuar.”

Këto aludime nisën nga fakti se në profilet e tyre në rrjetet sociale nuk ka më asnjë shenjë të njëri-tjetrit; nuk kanë asnjë foto bashkë dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin me like apo komente. Siç shihet, së fundmi Megi nuk ka asnjë foto me Luizin në faqen e saj të Facebook-ut.

Merr fund mes Luiz Ejllit dhe Megi Topallit?‘S'ishim

Po kështu edhe Luiz Ejlli në profilin e tij në Facebook, nuk ka asnjë foto me Megin.

Merr fund mes Luiz Ejllit dhe Megi Topallit?‘S'ishim

Pak minuta më parë, ka postuar një video ku këndon këngën: “Uomini soli” (Burrat e vetmuar) të këngëtarit italian Pooh.

Merr fund mes Luiz Ejllit dhe Megi Topallit?‘S'ishim

“Për të gjithë meshkujt që janë vetëm”, shkruan Luisi.

Historia e tyre nisi shumë vite më parë, kur Megi ishte 17 vjeçe kurse Luisi s’ishte bërë akoma i njohur si këngëtar. Viteve të fundit nisën të bashkëjetonin në Paris dhe siç treguan në një intervistë për “Psikologjia” në qershor të 2016-ës, martesa ishte në planet e tyre.