Instituti Shqiptar për Studime Ndërkomëbtare dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dolën në përfundimin se 40% e popullit shqiptar jeton jashtë territorit të Shqipërisë. Rezultati ishte pjesë e një studimi mbi lëvizjet migratore të shqiptarëve.
Vendi ynë radhitet ndër vendet me emigrim më të lartë për frymë. Kryesisht, bëhet fjalë për emigrantë pune, studentë, minorenë të pashoqëruar dhe azil kërkues e refugjatë.
Në 2010-n, 50% e fuqisë punëtore vendase ishte e vendosur në Greqi dhe Itali. Ndërsa vitet e fundit, emigrantët janë drejtuar drejt Gjermania dhe Franca.