TV Mania

Eni Vasili zyrtarisht në Top Channel: Detaje të panjohura të emisionit

31 Gusht 2018

Eni Vasili zyrtarisht në Top Channel: Detaje të panjohura të

Siç u përfol 3 ditë më parë, Eni Vasili është zyrtarisht pjesë e Top Channel-it. Në njoftimin zyrtar të televizionit, thuhet se gazetarja ka firmosur kontratën dhe do të drejtojë emisionin më të rëndësishëm politik, që do të transmetohet çdo të hënë dhe të enjte.

Pa dhënë më shumë informacion, në njoftim thuhet se emisioni politik do të ketë një logo dhe një studio të posaçme, një ndër surprizat e këtij sezoni. Tërthorazi, një pjesë të gjithë studiove të sezonit të ri televiziv i ndiqni në këtë video.